Art & Libra

Piktura e vjedhur e Van Gogh i kthehet muzeut në Amsterdam e futur në një qese supermarketi

Shkruar nga Anabel

15 Shtator 2023

Piktura e vjedhur e Van Gogh i kthehet muzeut në Amsterdam e futur në

Në marsin e vitit 2020, kur e gjithë bota ishte në izolim për shkak të koronavirusit, një person i maskuar hyri në muzeun Singer Laren në Holandë, duke thyer xhamat me një çekiç dhe doli prej andej me një pikturë të jashtëzakonshme me vlerë miliona euro.

"Kopshti pranveror i familjes Nuenen", i pikturuar në vitin 1884 nga Van Gogh u vodh gjatë mesnatës, por dedektivi holandez Arthur Brand e gjurmoi për vite me radhë një nga kryeveprat më të mëdha në botë. Por, vetëm të hënën, piktura e vjedhur u rikthye e futur në një qese Ikea, raportoi The New York Times.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Arthur Brand (@arthurbrandartdetective)

Në një video të postuar në Instagram, dedektivi Arthur Brand, prezanton këtë kryevepër arti të restauruar. "Kopshti pranveror nga Vincent van Gogh u vodh tre vjet e gjysmë më parë në ditëlindjen e piktorit nga një muze në Holandë...Ja ku është! Ne e kemi kërkuar për shumë vite," tha ai.

Piktura e vjedhur e Van Gogh i kthehet muzeut në Amsterdam e futur në

Piktura me vlerë rreth 3.2 milionë deri në 6.4 milionë dollarë iu dorëzua Brand-it nga një burrë i panjohur, e futur në një çantë blu Ikea. "Më në fund, është këtu, është kthyer," tha Brand, duke njoftuar se do t'ia kthejë kryeveprën drejtorit të muzeut Singer Laren.

“Një ditë e shkëlqyer për të gjithë admiruesit e Van Gogh në mbarë botën," e mbyll ai rrëfimin për veprën e rigjetur të piktorit të famshëm.  

Burimi: Entrepreneur