Ushqim & Pije

Torta franceze me mollë: Ja receta e ëmbëlsirës perfekte për vjeshtën

Shkruar nga Anabel

16 Shtator 2023

Torta franceze me mollë: Ja receta e ëmbëlsirës perfekte

Një nga ëmbëlsirat më klasike në Francë, tashmë meriton vendin e nderit edhe në shtëpitë tuaja! Kjo tortë e thjeshtë në dukje, por me një super shije, ngjan me një byrek të hollë ose tartë molle me krem.

Çfarë është torta franceze me mollë?

Origjina e saktë e tortës franceze me mollë, ose "Gâteau aux Pommes", është e vështirë për t'u gjurmuar, por ëmbëlsira është e rrënjosur thellë në traditat e kuzhinës franceze, ku pjekja me fruta të stinës është e zakonshme.

Torta ka mollë të prera në kubikë (me lëkurë) dhe rum të errët për një aromë më të pasur. Kjo tortë nuk ka shijet klasike të vjeshtës si kanella apo arrëmyshku. Mollët e ëmbla, të balancuara me rumin e errët, japin të gjithë aromën e vjeshtës që nevojitet.

Por, ka një përbërës sekret që një shef i njohur i kuzhinës e përdor në këtë tortë për t’i dhënë atë prekjen magjike të recetave franceze: uthulla e mollës.

Torta franceze me mollë: Ja receta e ëmbëlsirës perfekte

Receta e tortës franceze me mollë:

-Mollët e prera në kubikë hidhen në një tas dhe në të shtohen dy lugë uthull për të parandaluar pjekjen e fortë të frutave dhe për të theksuar shijen. Aciditeti i uthullës ndihmon në balancimin e shijes.

-Përdorni gjalpë të shkrirë sepse shija që i jep tortës është fantastike. Gjalpi i ftohtë sipas shefave të kuzhinës franceze nuk është një gjetje interesante.

-Mos kini frikë të përdorni shumëllojshmëri mollësh. Mollët e tharta ose të ëmbla për pjekje (ose një kombinim i të dyjave) janë një mënyrë e thjeshtë për të rregulluar shijen në këtë tortë.

-Mënyra si e servirni ka shumë rëndësi, nëse do e shërbeni të ftohtë apo në temperaturën e dhomës. Akullorja me vanilje, karameli, apo pluhuri i sheqerit si shoqërues krijojnë një kombinim perfekt shijesh për tortën e mollës.

Torta franceze me mollë: Ja receta e ëmbëlsirës perfekte

"Kjo tortë e thjeshtë me mollë, por e mahnitshme është e preferuara ime," thotë shef John-i.

Nuk kemi dyshim se do të bëhet e preferuar edhe në shtëpinë tuaj.

Burimi: All recepies