Shumë vajza e lidhin manikyrin vetëm me motin e ngrohtë dhe verën, pra me “këmbët jashtë” në sandale dhe shapka. Por, mos harroni që kujdesi për veten nuk ka stinë, ndaj dhe vjeshta është një tjetër kohë e mirë për t’u përkushtuar në manikyrë e pedikyrë që shkëlqejnë këmbët dhe duart tuaja.
Estetistja Ami Street thotë për Marie Claire se të gjitha gratë duhet të kujdesen që çdo hap i tyre të jetë i bukur në çdo periudhë të vitit. Kur vjen puna tek zgjedhja e nuancës së duhur për pedikyrin e vjeshtës, vijnë menjëherë në ndihmë si një “armatë” këshillat e vlefshme të estetistëve të njohur.
"Vjeshta përkthehet në një rënie të lehtë të temperaturave që nënkupton kutikula të thata dhe thonj të brishtë," shpjegon ajo. “Trajtimet e mirëmbajtjes së këmbëve si eksfolimi, masazhi dhe produktet hidratuese si vaji i kutikulave, nuk janë vetëm të shkëlqyera për kujdesin e këmbëve, por edhe për shëndetin e thonjve dhe të lëkurës”.
Sa i përket ngjyrave? Anoni nga nuancat e ftohta që bëhen njësh me vjeshtën, si e zeza, grija, bluja e errët, por edhe e kuqja e theksuar me shkëlqim është një super gjetje!
Burimi: Marie Claire