David Beckham ka zbuluar se ka një tatuazh kushtuar “Spice Girls”, grupit në të cilin bënte pjesë bashkëshortja e tij, Victoria. Ai ka zgjedhur të shkruajë “Posh”, e cila është edhe një prej këngëve më të famshme të grupit.
Gjithashtu, David ka edhe shumë tatuazhe të tjera kushtuar të shoqes dhe fëmijëve të tyre.
View this post on Instagram
Victoria e nisi karrierë në grupin britanik, së bashku me Emma Butnon, Geri Halliwell, Melanie Brown dhe Melanie Chisholm. Ato publikuan shumë albume dhe bënë edhe një film të titulluar “Spice World”, ku tregonin rrugëtimin e tyre.

Kur grupi u nda, Victoria ndoqi karrierën e saj në fushën e modës, në markën Victoria’s Secret. Më pas, ajo dhe gocat e tjera u ribashkuan në vitin 2012, për të performuan në “London Olympics”, megjithatë, ribashkimi ndodhi vetëm për të kryer performancën.
Vajzat bënë edhe një turne në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, por Victoria nuk u bashkua sërish me to, megjithatë s’e ka fshehur kurrë krenarinë që ka qenë pjesë e grupit të famshëm.
Artikuj të sugjeruar: