Tendencat e bukurisë të shkruara në yje? Si ju duket si ide? Nëse pyet astrologen Lisa Stardust, ajo është e gatshme të tregojë grimin ideal për të gjitha vajzat referuar shenjës së tyre të horoskopit. Njësoj si edhe stinët, trendet e make up-it ndryshojnë dhe vjeshta sjell tendenca të reja për t’u materializuar në portretin tuaj. Çfarë rezervon vjeshta në fushën e bukurisë? Le ta zbulojmë bashkë:
Dashi
Fokusi tek grimi i syve! Rimel i zi për të theksuar qerpikët, hije të forta për të sjellë nuancat e vërteta dhe të gjalla të vjeshtës. Vajzat e shenjës së Dashit do të prezantohen si yje të përjetshme të rock-ut këtë sezon.
Demi
“Demi udhëhiqet nga Afërdita dhe të dyja përfaqësohen nga ngjyra rozë,” thotë astrologia Stardust, e cila vë në dukje se shenja do të përqendrohet te dashuria dhe marrëdhëniet këtë sezon. Mollëza të skuqura dhe konture rozë tek sytë, ky do të jetë stili i grimit për këtë shenjë.
Binjakët
Ngjyra, xixa, mollëza të përflakura nga roza, për Binjakët loja me nuancat e forta do të kthehet në të preferuarën e stinës së vjeshtës. Mozaikë tonesh të forta që vijnë direkt nga pasarelat e modës.
Gaforrja
Bota humbi Jane Birkin gjatë verës, por ndikimi i saj ikonik vazhdon dhe e njëjta gjë vlen edhe për trendet e grimit. Gaforret do të anojnë nga prekja tipike e vajzave franceze në çështjen e make up-it. Baluke, onde, flokë të gjatë dhe një grim i pastër për ju.
Luani
Linja të zeza dramatike, buzë të lyera në të njëjtën nuancë, sy me make up grafik, si vijëzim i penelit dhe tonet e errëta, ky do të jetë modeli i preferuar i grimit për Luanët këtë vjeshtë.
Virgjëresha
E orientuar gjithmonë nga detajet, grimi mat për Virgjëreshat është kryefjala e bukurisë. Me lëkurë të përsosur, pa ngarkesa në tonalitete, fokusi këtë sezon do të jetë tek buzët. Vajza, zgjidhni ngjyra natyrale për buzët dhe jeni në një linjë me tendencat.
Peshorja
“Peshoret po ndezin shpresat dhe ëndrrat, teksa po fokusohen në mënyrën sesi e prezantojnë veten para botës,” thotë astrologia Stardust. Peshorja sundon me flokët këtë vjeshtë. Të gjatë, me onde, herë-herë dhe kaçurrela, me detaje fjongosh ose aksesorësh në to, vëmendjen tek flokët për të gjitha vajzat e shenjës së Peshores.
Akrepi
Shenja më me humor dhe më misterioze në grup, krijon këtë vjeshtë një model grimi gotik. Ngjyra të thella, buzë me tone të errëta për të krijuar idenë e një pamjeje tipike të egër.
Shigjetari
Skuqje ëndërrimtare të mollëzave, qerpikë të gjatë rozë, buzë me nuanca neutrale dhe shkëlqyes...Shigjetarit i pëlqen të marrë rreziqe, sidomos kur bëhet fjalë grimin dhe këtë vjeshtë kjo shenjë do të kryesojë në pasarela dhe jo vetëm.
Bricjapi
Fokusi i Bricjapëve do të jetë tek manikyrët dhe një i tillë minimalist do të ndihmojë në “shkrirjen” e trendeve me vjeshtën dhe nuancat e tokës. Bricjapët do e sakrifikojnë kreativitetin në çështjet e grimit, për ta kaluar tek thonjtë e shkurtër dhe njëngjyrësh që do të dominojnë sezonin e ri.
Ujori
Mbani shënime sepse grimi për Ujorët vjen direkt nga pasarelat. Vetulla të zbardhura për të siguruar një pamje radikale dhe për të përcjellë idenë e lojës skeptike nëse portreti ka apo jo vetulla.
Peshqit
Zbukurimet e syve si vija poshtë qerpikëve do të jenë një element i gjetur për grimin e Peshqve gjatë sezonit të ri. Ata duan vëmendje, ndaj trendet do i mbështesin bazuar në pjesën e tyre shpirtërore.
Burimi: Instyle