Nëse bëni grim rregullisht, një nga elementët kyç të këtij procesi nuk janë vetëm produktet, por edhe mjetet me të cilat e realizoni make up-in. Po flasim për furçat dhe nuk e kemi fjalën vetëm për ato të artistëve profesionistëve, por edhe ato që përdorni kur bëni grimin në shtëpi. Ekspertët thonë se duhet të keni shumë kujdes me pastrimin e tyre, mënyrën sesi e bëni këtë proces që ato të rezistojnë gjatë...
Si t’i pastroni furçat e grimit:
Për t'u siguruar që po pastroni furçat në mënyrë efikase, grimierja e famshme Brooke Simons vjen me “ekspertizën” e saj prej profesionisteje. "Si make up artiste, jam e vëmendshme me rutinën time të pastrimit të furçave dhe i pastroj ato pas çdo përdorimi. Ndërsa, në setin që kam për përdorim personal, pastrimin e bëj një deri në dy herë në javë,” thotë ajo.
Nëse lëkura juaj po ndryshon shpesh kohët e fundit, keni më shumë njolla apo akne, kjo duhet të jetë një shenjë shqetësuese.
Sa i përket pastrimit të furçave, Simons zotohet për një pastrues që ndoshta nuk s’jua kishte marrë mendja-detergjenti i lëngshëm i enëve. "Kam provuar pastrues të ndryshëm furçash, por gjithmonë i rikthehem të njëjtës gjë, që është sapuni i enëve”.
Procedura e pastrimit të furçave:
Në një tas të vogël hidhni pak ujë të ngrohtë dhe disa pika nga ilaçi i enëve, më pas fusni aty furçat e grimit pas përdorimit. Pasi furçat janë njomur, ekspertja thotë se i fërkon me dorë, me një lëvizje të butë përpara se t’i shpëlajë me ujë të pastër.
Pas shpëlarjes, i lë furçat me kokë poshtë dhe në fund përdor një peshqir të pastër për t’i tharë mirë.
Burimi: Who What Wear