Kinema & TV

Për një arsye surprizuese, për paaak Daniel Craig nuk do të ishte në sagën e “James Bond”

Shkruar nga Anabel

19 Shtator 2023

Për një arsye surprizuese, për paaak Daniel Craig nuk do të
Shutterstock


Kur themi “James Bond” ose “Agjenti 007” na kujtohet direkt Daniel Craig, me kostumet dhe elegancën e tij. Por, duhet ta dini se Daniel për pak e humbi rolin e tij në sagën e famshme, për shkak se regjisori Martin Campbell kishte frikë se aktori “nuk ishte mjaftueshëm seksi”.


“Ai ishte vërtet aktor fantastik, nuk kishim dyshime për këtë”, tha Campbell për Daily Express. “Por Sean Connery, Roger Moore dhe Pierce Brosnan ishin ‘Bond-ët’ tradicionalë. Të gjithë djem të pashëm, seksi, tërheqës për gratë, ndërsa Daniel, dukshëm, ishte më i fortë dhe i vrazhdë”. Sipas Campbell, Craig nuk ishte burri seksi që jemi mësuar zakonisht të shohim, por gjithsesi, pavarësisht dyshimeve të tij, sërish e përzgjodhi në rolin e “Agjentit 007”, pasi e dinte se Daniel ishte i destinuar të luante rolin e James Bond.

Për një arsye surprizuese, për paaak Daniel Craig nuk do të
Shutterstock


 
Regjisori e quajti procesin e përzgjedhjes së kastit “shumë demokratik” dhe tha se Craig e “rrëmbeu” rolin nga 8 aktorët pretendentë, duke përfshirë edhe Henry Cavill dora vetë.
 
Pas debutimit të parë të Craig si James Bond në “Casino Royale” (2006), ai u shfaq në “Quantum of Solace” (2008), “Skyfall” (2012), “Spectre” (2015) dhe “No Time to Die” (2021)-