Shiu i furishëm gjatë Javës së Modës në New York, nuk e ndaloi interesin e vajzave që e duan të bukurën dhe çdo tendencë tjetër që vjen direkt nga pasarelat.
Detaji që ra në sy gjatë prezantimit të koleksioneve Pranverë/ Verë 2024 ishin flokët dhe modelet e stilit romantik, të tipit Audrey Hepburn. Lidhëse të gjata si aksesorë, fjongo të përfshira në gërsheta ishin vetëm disa nga versionet që u prezantuan në pasarelë.
Shirita të gjatë, lidhëse që duken si të hequra nga puantet (këpucët e balerinave) i japin “prekjen” romantike çdo modeli flokësh, nga të lëshuarat, tek bishtalecat apo versioni i “gërshet-korse” ku flokët kapen bashkë me lidhësen për të formuar njësoj mënyrën sesi lidhet një korse në trup.
@rosettalovespink Its giving Pam Anderson vibes and im here for it ! #coquettehairstyles #updotutorial #pinteresthairstyles ? Kingston (Sped Up) - Faye Webster
Këto janë modele flokësh të lezetshme për t’u krijuar nga çdo vajzë gjatë sezonit të ri. Prandaj mos harroni t’i shtoni pamjes suaj fjongo apo lidhëse si aksesorë.
@nadiiife it’s giving ghibli ??? #fyp #foryoupage #grwm #grwmroutine #fyp? #outfitideas #vintagevibes #curlyhairtutorial #curlyhairroutine #cottagecoreoutfits #curlyhairstyles ? original sound - Stan :)
Burimi: Bustle