Celebrity

Vëmendje! Kemi të reja nga jeta romantike e Kim Kardashian!

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2023

Vëmendje! Kemi të reja nga jeta romantike e Kim Kardashian!
Një thashethem po qarkullon vërdallë: Kim është e lidhur me yllin e futbollit amerikan, Odell Beckham Jr.

Vëmendje! Kemi të reja nga jeta romantike e Kim Kardashian!
 
Një burim u shpreh për ET se “Kim dhe Odell e njohin njëri-tjetrin për një kohë të gjatë dhe kohët e fundit, kanë dalë shpesh”, ndërkohë shumë burime të tjera kanë shtuar se Kim dhe Odell kanë shumë miq të përbashkët.
 
“Ajo nuk është lidhur seriozisht me dikë në këto momente, por është e hapur për të dashuruar, nëse gjen personin e duhur”, tha një person anonim, duke shtuar që fokusi i saj primar lidhet me fëmijët dhe sipërmarrjet e saj.

Vëmendje! Kemi të reja nga jeta romantike e Kim Kardashian!
 
Kim është nënë e 4 fëmijëve: North, Saint, Chicago dhe Psalm, për të cilët bashkëprindëron me ish-bashkëshortin, Kanye West. Ndërkohë, Beckham Jr. është babai i një djali 1 vjeç, të quajtur Zydn, për të cilin bashkëprindëron me ish-partneren Lauren Wood.
 
Me pak fjalë, ujërat po lëvizin në jetën sentimentale të Kim, por ende presim nëse do të ngrihen dallgë, apo gjithçka do të mbarojë me një flirt.

Artikuj të sugjeruar: