Kur bëhet fjalë për trajtimet e reja të lëkurës, nga injeksionet tek kremrat apo produktet e ndryshme të bukurisë, gratë priren të jenë gjithnjë entuziaste për të mësuar më shumë, por pse jo edhe për t’i provuar. Një trajtim i fundit emocionues për të cilin po flasin shumë dermatologë është ai që njihet si Profilo, një injektues i ri i acidit hialuronik që po praktikohet në shumë klinika dermatologjike dhe estetike në Europë. Ja gjithçka që duhet të dini për Profilo-n:
Çfarë është Profilo?
"Profilo është një injeksion i ri i acidit hialuronik i krijuar për të pompuar dhe rimodeluar lëkurën," thotë Joshua Zeichner, dermatolog në New York.
Ky lloj injeksioni bën pjesë në një kategori të re të përforcuesve të lëkurës, të cilët përmirësojnë strukturën e lëkurës, i japin asaj shkëlqim dhe nuk shtojnë volum.
Ndërsa, acidi hialuronik tradicional mbush vendet ku ka rrudha apo vijëzime, efektet e Profilo-s janë pak më delikate. Trajtimi vepron më shumë si një hidratues i brendshëm, që mund të ndikojë në qelizat e lëkurës.
Si vepron në lëkurë?
Profilo përbëhet nga acidi hialuronik dhe ka një ka një konsistencë më të lëngshme, që është shumë e lëmuar, fleksibël dhe shpërndahet lehtësisht nën lëkurë duke e zbutur këtë të fundit.
Përfitimet pas injeksionit Profilo
Ky lloj trajtimi jep efekte hidratuese: lëkurë më e trashë, më e lëmuar, më e shndritshme, më e shëndetshme dhe me pamje më të re. Pas trajtimit, rezultatet janë të dukshme menjëherë, ndërsa efekti i plotë fillon pas dy deri në tre javëve. "Trupi reagon ndaj vendosjes së acidit hilauronik duke stimuluar kolagjenin, i cili nga ana tjetër rrit qëndrueshmërinë, tonin dhe zvogëlon linjat e imëta të rrudhave, duke e bërë lëkurën të duket më e re dhe më e shndritshme," shpjegon Doft.
Efektet e mundshme anësore
Efektet anësore nuk janë të papritura pas trajtimeve estetike, sidomos injeksioneve. Ënjtje dhe mavijosje në vendet e injeksionet janë vetëm disa nga efektet anësore të Profilo-s. Këto simptoma zhduken pas dy javëve, por nëse vazhdojnë përtej këtij afati, është mirë që të konsultoheni me një dermatolog.
Burimi: Byrdie