Javë pasi Joe Jonas dhe gruaja e tij, ylli i "Game of Thrones" Sophie Turner u ndanë, ajo u fotografua duke dalë për darkë me Taylor Swift.
Po, e lexuat mirë!
Taylor Swift ishte e lidhur me Joe Jonas vitin 2008. Ndarja e tyre nuk qe fort miqësore dhe mendohet se këngët “You All Over Me” dhe “Mr. Perfectly Fine” ishin dedikim për Jonas. Me kalimin e viteve, duket se bënë paqe.
Nga ana tjetër, kohët e fundit, Joe Jonas bëri kërkesë për divorc nga Sophie pas katër vitesh martesë. Ata kanë bashkë dy vajza.
Pra, të shihje Taylor dhe Sophie, të kapura prej krahu, duke dalë në New York, ishte shumë për disa. Madje, dy gocat u fotografuan duke u përqafuar me njëra-tjetrën.
“Taylor Swift dhe Sophie Turner me të vërtetë bënë gjënë më ikonike të mundshme,” shkroi një person në Twitter. "Alexa, vendos Mr. Perfectly Fine."
Fansat e Joe Jonas nuk qenë aspak të lumtur për daljen e tyre.
Tani presim të shohim nëse Taylor do të shkruajë një këngë për gjithë këtë situatë.
- Sophie Turner fotografohet për herë të parë pas divorcit dhe duket kaq ndryshe
- Thuhet se Joe Jonas ishte shumë i trishtuar disa muaj para se të divorcohej nga Sophie
- Joe bëri një ndryshim në tekstin e këngës dedikuar Sophie dhe njerëzit reaguan
- Joe Jonas adreson ndarjen e bujshme nga Sophie Turner
- Seriozisht?! Thuhet se Joe Jonas nuk ishte ‘mbështetës' kur Sophie kishte vështirësi pas lindjes
- Zyrtarisht, Joe Jonas dhe Sophie Turner konfirmojnë ndarjen: Ja deklarata e tyre