Celebrity

Naomi Campbell flet për varësinë ndaj lëndëve narkotike në vitet ’90: “Po vrisja veten”

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2023

Naomi Campbell flet për varësinë ndaj lëndëve narkotike
SplashNews

 
Naomi Campbell ka folur për varësinë e saj ndaj drogës, e cila për pak i mori jetën, gjatë viteve ’90, kur ajo ishte një yll në ngjitje.
 
Supermodelja ikonike foli hapur në serialin “The Super Models”, duke rrëfyer se merrte kokainë për të përballuar traumat e fëmijërisë dhe më pas, vdekjen e mikut të saj të afërt dhe dizajnerit të modës, Gianni Versace.

Naomi Campbell flet për varësinë ndaj lëndëve narkotike
GC Images


 
“Mendoj se kur nisa ta përdorja, gjëja që doja të fshihja ishte dhimbja. Ti mendon se varësia do të të shërojë plagën, por nuk ndodh. Mund të të shkaktojë shumë frikë dhe ankth. Kështu, u acarova shumë”, u shpreh Naomi.
 
Campbell tha se u trandit nga vrasja e mikut të saj, Gianni, i cili u vra në derën e shtëpisë nëë Miami Beach në vitin 1997.
 
“Ai më motivonte që të dilja dhe të shkoja më tej, kur mendoja se nuk mund ta bëja, ndaj, kur ai vdiq, dhimbja u bë shumë e keqe”, u shpreh ajo dhe rikujtoi se u përball me varësinë për 5 vite, derisa i ranë të fikët në një set fotografik në 1999-ën.

Naomi Campbell flet për varësinë ndaj lëndëve narkotike
Getty


 
“Kur ti mundohesh të mbulosh diçka, ndjenat e tua…Unë u mundova të fshihja braktisen. Ti s’’mund ta mbulosh. Po vrisja veten, ishte shumë lënduese”, vijoi ajo, duke shtuar se vendosi të shkojë në rehabilitim dhe se kjo ishte gjëja më e mirë që ka bërë për veten.
 
“Më ka marrë shumë vite përballja me të”, shtoi Campbell, duke thënë se ndonjëherë varësia rikthehet, por tani, ajo di mënyrat si të përballet me të.

Naomi Campbell flet për varësinë ndaj lëndëve narkotike
Getty


 
Naomi ka folur edhe më parë për traumat e saj të fëmijërisë, pasi i ati braktisi atë dhe nënën e saj. Në një intervistë me Barbara Walters në vitin 2000, ajo u shpreh:
 
“Ka shumë probleme që i kam prej fëmijërisë. Për shembull, të mos nihja babain, të mos shihja nënën. Kjo ka sjellë shumë gjëra dhe është manifestuar në shumë mënyra. Një prej këtyre ndjesive është inati. Është manifestimi i një problem më të madh. Për mua, bazohet në pasiguri, vetëbesim dhe vetmi”.

Artikuj të sugjeruar: