
Interneti u shokua kur pa se Taylor Swift, ish-e dashura dhe Sophie Turner, ish-gruaja e Joe Jonas, u panë duke dalë nga një restorant, pasi kishin darkuar. Të kapura prej krahu dhe të buzëqeshura, ato morën vëmendjen e botës, sepse le të jemi të sinqertë, është një ngjarje që ndodh rrallë.

Njerëzit e quajtën takimin e tyre “ikonik”, ca të tjerë u shprehën se më në fund, Sophie mund t’i dëgjojë lirisht këngët e Taylor dhe burime dhe dëshmitarë okularë thanë se mbrëmja e tyre ishte fiks siç duhet të ishte: me martini, gallata, biseda dhe përqafime.
“Sophie dukej e lumtur dhe po e shijonte mbrëmjen”, tha një dëshmitar për ET, ndërsa shtoi se ato u kënaqën shumë së bashku, duke pirë martini, duke folur, qeshur dhe duke dhënë përqafime.
Një tjetër burim tha për ET se gocat “gjithnjë e kanë pasur qejf dhe respektuar njëra-tjetrën”.

“Ato janë fanse të njëra-tjetrës dhe kanë qenë shoqe për ca kohë. Sophie-s nuk i interesonte që Taylor ka dalë me Joe. Kjo ka ndodhur shumë më parë në të shkuarën. Taylor kalon mirë kur është me Sophie dhe ato u argëtuan në një mbrëmje gocash”.
Sophie dhe Joe i dhanë fund martesës së tyre, pas 4 viteve. Ata u lidhën në vitin 2016 dhe u martuan 3 vite më vonë. Së bashku janë prindër të dy vajzave, Willa, 3 vjeç dhe të një vajze tjetër 1-vjeçare, emri i së cilës nuk është bërë publik.
Artikuj të sugjeruar:
- Sophie Turner fotografohet për herë të parë pas divorcit dhe duket kaq ndryshe
- Thuhet se Joe Jonas ishte shumë i trishtuar disa muaj para se të divorcohej nga Sophie
- Joe bëri një ndryshim në tekstin e këngës dedikuar Sophie dhe njerëzit reaguan
- Joe Jonas adreson ndarjen e bujshme nga Sophie Turner
- Seriozisht?! Thuhet se Joe Jonas nuk ishte ‘mbështetës' kur Sophie kishte vështirësi pas lindjes