
Nëse po kërkon që t’i shtosh shkëlqim flokëve të tu biondë, ka një tendencë, e cila i përmbush dëshirat e tua dhe është pagëzuar si “Pearl Blonde”. Siç e thotë dhe vetë emri, kjo tendencë i jep flokëve një shkëlqim perle dhe është shumë e lezetshme.
@susiehairhero •PEARL BLONDE• We are on a blonde journey together!!! #blondehair #hairtok #stuartflorida ? Cosmic Love - Florence + The Machine
Ngjyra bën bashkë shkëlqimin e perlës, disa tone të lehta të argjendit, platinimit dhe të verdhës së lehtë, thotë Abby Haliti, themeluese e “Abby Haliti Color Studio”. Kjo ngjyrë përftohet nga lyerja e flokëve me një ton të lehtë të verdhë dhe shtimi i ngjyrave delikate që krijojnë idenë e shkëlqimit. Platiniumi dhe e verdha e lehtë bëjnë një diferencë shumë të madhe për krijimin e kësaj ngjyre.

“Pearl Blonde” krijon iluzionin e një sirene dhe bie direkt në sy këtë vjeshtë.
Artikuj të sugjeruar:
- Fjongo, lidhëse dhe ‘gërshet-korse’: Duhet t’i shihni patjetër këto modele flokësh
- Shampo e thatë për flokë të yndyrshëm: Pse kjo formulë funksionon
- Ky model flokësh dominoi Javën e Modës në New York dhe është perfekt për vjeshtën
- Keni flokë të gjatë? Ja 8 gjërat që duhet të bëni para se të flini gjumë
- “Milk tea” është ngjyra perfekte për flokët