Kemi një enigmë për ju! Do t’ju tregojmë foton e një gruaje shumë të famshme, e cila për vite me radhë është në vëmendjen e mediave dhe njerëzve, por është transformuar aq shumë, sa nuk e gjeni dot!

Pa bërë hile dhe pa vijuar me artikullin, të shkon në mendje?

Epo, është Kim Kardashian dora vetë, në trailer-in e ri të serialit “American Horror Story: Delicate”. Ylli 42-vjeçar u transformua totalisht dhe me thënë të drejtën, edhe ne e patëm pak të vështirë ta njihnim, gjithsesi, bashkë me njerëzit që klikuan “E njoha direkt”, ia dolëm.

Seriali është bazuar në “Delicate Condition” nga Danielle Valentine dhe në video shfaqet Kim duke mbajtur një bebe në krahë. Seriali është debutimi i parë i Kim në zhanerin horror dhe do të luajë përkrah Emma Roberts, Cara Delevingne, Michaela Jaé Rodriguez, Zachary Quinto etj.
Njoftimi se Kim do të ishte pjesë e kastit u dha më herët gjatë këtij viti, ku Kim u shpreh se po përgatitej për rolin e saj dhe se ishte shumë e lumtur që po dilte nga zona e rehatisë dhe po bënte diçka që s’e kishte menduar më parë.