Ushqim & Pije

A na sëmur akulli i bareve dhe restoranteve? Ja çfarë duhet të dini

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2023

A na sëmur akulli i bareve dhe restoranteve? Ja çfarë duhet

Sa njerëz mund t’i rezistojnë një kafeje latte që e porositni në barin ku jeni ulur me miqtë? Po një pijeje tjetër freskuese gjatë një dreke familjare? Keni dëgjuar për rreziqet që mund t’i vijnë organizmit nga akulli që u hidhet këtyre pijeve që shërbehen jashtë shtëpisë, pra në bare e restorante të ndryshme?

Nëse i bëni vetë në shtëpi kubet e akullit, nuk ka asnjë shqetësim, por problemet fillojnë tek makineritë e prodhimit të akullit apo kur ai preket nga duart e pista.

Dr. Bryan Quoc Le, një shkencëtar ushqimor shpjegoi për HuffPost se: "Akulli që është trajtuar në mënyrë jo të duhur mund të marrë myk, baktere dhe viruset nga duart e kamerierëve ose kuzhinierëve që i shërbejnë. Akulli mund të marrë mikroorganizma nga ajri ose ena që nuk lahet dhe pastrohet siç duhet”.

A na sëmur akulli i bareve dhe restoranteve? Ja çfarë duhet

Baret, restorantet apo hotelet shpesh përdorin makina akulli për të prodhuar kube akulli dhe si shumica e makinerive, ato duhet të pastrohen. Le thekson: “Makinat e akullit duhet të pastrohen dhe sterilizohen rregullisht. Nëse ka ndonjë ndotës të mundshëm në vetë makinën e akullit, këto mund të përhapen në pjesën që prodhohet. Shembujt përfshijnë mykun dhe bakteret në tubacione”.

A mund të na sëmurë akulli?

"Myku në akull mund të shkaktojë sëmundje të frymëmarrjes dhe reaksione alergjike," tha Le. Myku mund të shërbejë edhe si burim për rritjen e baktereve dhe mikroorganizmave të tjerë patogjenë.

A na sëmur akulli i bareve dhe restoranteve? Ja çfarë duhet

A duhet të shmangim akullin në bare dhe restorante?

Pavarësisht nga historitë e tmerrshme të makinave të mykura të akullit dhe atij të ndotur, ekspertët vënë në dukje se njerëzit nuk duhet të alarmohen për këtë fakt.

Dr. Le vijon se: “Makinat e akullit janë zakonisht mjaft të sigurta për sa kohë që monitorohen dhe dezinfektohen rregullisht. Ky nuk është një shqetësim alarmant në krahasim me shpërthimet e helmimeve nga ushqimi”.