Celebrity

Interneti mendon se Zendaya dhe Tom Holland janë fejuar, por si qëndron e vërteta?

Shkruar nga Anabel

22 Shtator 2023

Interneti mendon se Zendaya dhe Tom Holland janë fejuar, por si
Getty Images

 
Dje, Zendaya ishte në terezinë e vet, shkrepi një foto dhe e postoi në Instagram, duke na treguar kapelen e saj në reflektimin e një makine. Fotoja u postua dhe 2 sekonda më vonë, rrjeti mori për kot dhe pretendoi se ajo dhe Tom Holland janë fejuar.

Interneti mendon se Zendaya dhe Tom Holland janë fejuar, por si
 
Si nisi e gjitha? Sepse Zendaya kishte një unazë me një perlë të madhe.
 
Kështu që, aktorja vendosi të qartësojë situatën dhe këtë e bëri përmes një videoje të publikuar në Instastory, ku thoshte: “Nuk mund të postoj asgjë! E postova për kapelen time”, më pas, së bashku me një person tjetër që qeshte në sfond, tha: “Unaza nuk është as në gishtin tim të majtë. Seriozisht, mendonit se kështu do e thoja lajmin? Kështu mendoni?”.
 
Reagimi erdhi pasi njerëzit në Twitter (X), nisën të aludonin se Zendaya donte të bënte me dije se është fejuar. Madje, dikush gjykoi edhe unazën "e dhuruar prej Tom".

Interneti mendon se Zendaya dhe Tom Holland janë fejuar, por si

Interneti mendon se Zendaya dhe Tom Holland janë fejuar, por si

Sipas aktores, fejesa s’ka ndodhur dhe me gjithë ato që tha në video, bën sens. 

Artikuj të sugjeruar: