
Ky artikull është fiks për ju fansat e “Squid Game” që u fiksuat dhe e patë gjithë sezonin brenda natës! Siç mund ta keni marrë vesh, seriali do të sjellë sfida për njerëz realë dhe data e publikimit është 22 nëntori.
Në llogarinë e “Squid Game” në Instagram u publikua trailer-i i “Squid Game: The Challenge”, me disa momente që tregojnë pak nga seriali i frymëzuar nga “Squid Game”, i cili mori të gjithë vëmendjen e botës. Filozofia e serialit “Squid Game: The Challenge” është e njëjta me atë të serialit të parë, veçse pjesëmarrës të vërtetë do të marrin pjesë në sfida të ndryshme, për të fituar çmimin e madh.
View this post on Instagram
Në trailer shihen momente të ndryshme nga plot 456 pjesëmarrës, të cilët konkurrojnë për të fituar çmimin e madh prej 4.56 milionë dollarë dhe sipas Netflix, ky është shpërblimi më i madh i dhënë ndonjëherë në një reality show.

Në serial do të testohen aftësitë e tyre, strategjitë, karakteri dhe miqësitë që krijojnë.
Artikuj të sugjeruar:
- Sezoni 2 i ‘Squid Game’: Zbulohen detaje të reja
- Këto filma koreanë (sigurisht, thriller) në Netflix do të të lënë pa gjumë!
- Thuhet se pjesëmarrësit u lënduan rëndë gjatë ‘Squid Game’ në jetën reale! : Reagon Netflix
- Një listë me filma koreanë që do të të bëjnë ta ndiesh dashurinë edhe nëse je më single se kurrë
- Seriali vendos një rekord të ri në Netflix
- Aktori i “Squid Game” akuzohet për ngacmim seksual