Vetullat janë “pasqyrë” e portretit tuaj në varësi të formës apo gjatësisë që u jepni, por nëse bëni gabime qoftë edhe padashje, mund të ngjani më të mëdha në moshë.
Një vetull me formë të lezetshme, e plotë dhe në ngjyrën që shkon me tërësinë e tipareve i jep hijeshi pamjes. Nëse qëllimi juaj është që mos të dukeni më të rritura në moshë, mos i bëni më këto tetë gabime të shpjeguara nga profesionistët e grimit dhe make up-it.
Tregoheni të “ashpra” me piskatoren
Vetullat e plota gjithmonë japin përshtypjen e rinisë, ndërsa ato të hollat ekspozojnë kockën e vetullës. Mos harroni: ka ikur koha e vetullave të holla.
I errësoni vetullat shumë
Shumë gra duan t’i theksojnë vetullat, por padashje i rëndojnë me laps apo bojë që i errëson më shumë se toni natyral i lëkurës apo grimit që përdorin çdo ditë. Qëllimi është të dukeni sa më natyrale, ndaj errësimi i tyre nuk është një ide e mirë.
Zgjasni bishtin e vetullave
Me kalimin e moshës, vetullat priren të hollohen ndaj gratë preferojnë pak laps enkas për vetullat që të zgjasin fundin e tyre. "Bishti i vetullës është pjesa që largon harkun, i cili i bën sytë të duken rinorë dhe seksi. Kur kjo pjesë fillon të hollohet, shumë gra e kompensojnë duke përdorur grim për t'i bërë bishtat e vetullave të duken më të plota. Por, kjo është e gabuar.
Zbardhja e vetullave
Kjo procedurë e vetullave ul nivelin e kontrastit të fytyrës, duke bërë që ju të dukeni më të moshuara. Vetullat e zbardhura nuk ndihmojnë në kontrastin e fytyrës që i referohet dallimit të syve dhe buzëve.
Vetulla me hark
Ky model vetulle i bën gratë të duken më të vjetra, pasi me harkimin ato heqin dimensionin e thellësisë. Lërini të rriten dhe më pas jepuni formën ideale. Rritja e vetullave mund të zgjasë deri në tre muaj, por gjatë kësaj kohe mund të përdorni krem hidratues ose vaj kokosi që ndihmon në rritjen e tyre.
Vetulla të çrregullta
Rritja e qimeve në mes të vetullave i bën ato të duken të çrregullta, ndaj pritini ose krihini për t’u dukur estetikisht bukur.
Botoks, botoks, botoks
Vetullat janë “motra”, por jo binjake. Heqja e tepërt me piskatore shpesh krijon pabarazi të dukshme dhe ky është një gabim që ju bën të dukeni më të moshura. Një tjetër fajtor është trajtimi me botoks, i cili ndikon në mënyrë të pabarabartë në muskujt e fytyrës më afër vetullave, çka çon në vetulla të ndryshme.
Nuk i lini vetullat me harkun natyral
Mbajtja e harqeve natyrale të vetullave është e rëndësishme, pavarësisht lartësisë apo këndit që përcaktojnë formën e duhur. Ndaj, mos ndërhyni në formën e harqeve të vetullave sepse mund të gaboni me formën e tyre.
Burimi: Glam