Njësoj siç kujdeseni për trajtimin e lëkurës me kremra kundër diellit apo hidratues, një dietë ushqimore e duhur ju bën të ndiheni dhe të dukeni të rinj. Ushqimet që konsumoni ndikojnë në të gjitha aspektet, nga jetëgjatësia tek forcimi i trurit.Ja pesë ushqimet që rekomandojnë shkencëtarët dhe nutricionistët.
Zarzavate me gjethe të errëta: Lakra jeshile, spinaqi, brokoli janë të mbushura me vitamina, minerale dhe fibra, ndërsa kanë pak kalori. Të gjitha zarzavatet me gjethe të gjelbra parandalojnë dëmtimin e qelizave dhe kanë efekte kundër plakjes.
Vajrat cilësorë: Vaji i ullirit dhe i avokados janë konsideruar si gjetje për të reduktuar mundësinë e Alzheimerit dhe demencës tek njerëzit e moshave të ndryshme. Vajrat me bazë bimore kanë shumë lëndë ushqyese, duke përfshirë acide yndyrore dhe antioksidantë.
Fasulet dhe bishtajoret: Legumet janë të mbushura me vitaminë B, e cila është e vlefshme për trurin dhe sistemin nervor. Fasulet, bishtajoret janë të pasura me fibra që ndihmojnë te shëndeti i zemrës, si edhe kanë plot proteina dhe minerale.
Fruta të thata: Një grusht bajame, arra, fëstëkë, ju japin një dozë të madhe proteinash, antioksidantësh, vitaminash, mineralesh dhe yndyrash të pangopura, të cilat janë të mira për zemrën.
Produktet e fermentuara: Kosi është një nga ushqimet që bëjnë pjesë në produktet e fermentuara dhe ai është i dobishëm për shëndetin e zorrëve për shkak të përqendrimit të lartë të probiotikëve dhe vitaminave.