Kur u kthyen në shkollë pas pushimeve verore, më shumë se njëzet vajza nga Almendralejo, një qytet në jug Spanjës, morën foto lakuriq në telefon.
Asnjëra prej tyre nuk i kishte bërë fotot, por ato dukeshin krejtësisht reale. Fotot ishin marrë nga llogaritë e vajzave në Instagram, ishin ndryshuan përmes një aplikacioni të inteligjencës artificiale dhe mës pas ishin shpërndarë në grupet në WhatsApp.
Adoleshentet ishin të veshura plotësisht në fotot reale, por aplikacioni e bëri lakuriqësinë të dukej krejtësisht reale. Tani prindërit dhe prokurorët po pyesin nëse është kryer një krim dhe a mund të konsiderohen imazhet pornografi për fëmijë?
Nënat janë organizuar për t'u ankuar për çfarë ka ndodhur dhe policia ka hapur një hetim dhe ka identifikuar tashmë disa të mitur që dyshohet se janë përfshirë në çështje.
Ndonëse fotot nudo nuk janë të vërteta, nënat thonë se shqetësimi i vajzave është i vërtetë. “Njëri prej tyre i tha vajzës sime se ai kishte bërë ‘gjëra’ me foton e saj,” tha një prej nënave për gazetën spanjolle El País.
Por a mund të ndëshkohen ligjërisht deepfakes (video/foto e një personi në të cilën fytyra ose trupi i tij është ndryshuar në mënyrë dixhitale në mënyrë që të duket se është dikush tjetër, e përdorur zakonisht me qëllim të keq ose për të përhapur informacion të rremë)?
Disa specialistë thonë se çështja nuk është nëse fotografia është 100% reale, por nëse duket se është e vërtetë. Shpërndarja e fotove mund të konsiderohet pornografi e fëmijëve, krim kundër integritetit moral ose shpërndarje e imazheve me përmbajtje seksuale.
Por, aktualisht ka një boshllëk ligjor sepse përdorimi i fytyrave të të miturve në fotografi ndikon në privatësinë e tyre, por kur bëhet fjalë për krime në të cilat shpërndahen imazhe intime, është imazhi në tërësi ai që cenon privatësinë.
Meqenëse është krijuar nga deepfake, privatësia aktuale e personit në fjalë nuk preket. Efekti që ka (për viktimën) mund të jetë shumë i ngjashëm me një foto të vërtetë nudo, por ligji është një hap prapa.