It’s a love story...ndoshta! Taylor Swift dhe futbollisti Travis Kelce mund të jenë vërtet në një romancë.
Këngatarja u pa pranë familjes së Travis Kelce në ndeshjen midis skuadrave të futbollit amerikan, Kansas City Chiefs vs Chicago Bears.
Këngëtarja u shfaq duke brohoritur për Chiefs, e veshur me një xhaketë si ngjyrat e ekipit. Ajo qëndroi e ulur pranë Donna Kelce, mamasë së lojtarit, duke biseduar dhe duke qeshur gjatë gjithë lojës në stadium.
Shfaqja e Taylor në stadium vjen pas disa javësh spekulimesh, sipas të cilave thuhet se ajo dhe Travis janë në një lidhje. Edhe pse të dy nuk e kanë konfirmuar publikisht lidhjen, Kelce tha në një intervistë për ESPN javën e kaluar:
“Kjo është si ajo loja e vjetër e shkollës me telefonin e prishur, ku të gjithë thjesht përshpërisin në vesh të të gjithëve, por askush nuk e di se çfarë po ndodh.”
Dakord, Travis! Të besuam.