Kompromis me stilin në emër të rehatisë? Cili do të ishte përcaktimi juaj pasi të shihni sugjerimet e stilistëve për këpucët e sezonit të ri? Shumë larg ekstravagancës dhe stilit të ekzagjeruar si taka të larta, gurë, xixa, lidhëse apo majë e hollë, disa nga modelet e këpucëve IN për vjeshtën janë në një hap me thjeshtësinë dhe komoditetin.
Në stilet e përjetshme të këpucëve me lidhëse, ato me push, mini takë apo të zbukuruara me topa gold, kryefjala e këpucëve për sezonin e vjeshtës është: prakticiteti! Sidomos versionet e mini takave për të cilat me siguri gratë do të sakrifikojnë stilin në emër të rehatisë dhe këmbëve të çlodhura.
Gjashtë modelet e fundit të këtyre këpucëve i gjeni këtu:
Këpucë me gëzof
Mini takat
Topa metalike gold
Rrip tek kyçi i këmbës
Të lëmuara si saten
Të shtrënguara me rripa
Burimi: Who What Wear