E kishit dëgjuar më parë metodën e pesë s-ve? Bëhet fjalë për një koncept japonez që është krijuar për të përmirësuar efikasitetin në lidhje me rregullin dhe organizimin në ambientin e punës apo shtëpisë. Renditja e duhur e sendeve dhe objekteve, pastërtia dhe rregulli, bëjnë që metoda 5S mund të vlejë në rastet kur e keni lënë ambientin e zyrës apo punës pas dore mes rrëmujës, papastërtive dhe gjërave të çrregullta.

Sort- renditje: Mblidhini librat apo sendet dhe renditini ato sipas kategorive
Set- vendosje: Të pozicionuarit e artikujve në vendet e duhura për ta bërë përditshmërinë më të qetë dhe funksionale
Shine- shkëlqimi: Sigurohuni që artikujt dhe zona të jenë të pastra
Standardize-standardizimi: Krijoni një rutinë ose listë kontrolli për t’u siguruar që kjo metodë përdoret në të gjithë hapësirën e punës apo shtëpisë
Sustain- qëndrueshmëri: Ndiqni një rutinë dhe përsëritini hapat e organizimit dhe rregullit
Organizimi, rregullimi dhe pastërtia renditen si detyra të veçanta, por pesë s-të përfshijnë këshilla pastrimi të vlefshme që t’ju duket sikur keni bërë më pak nga rutina e përditshme. Marrja e pluhurave nga pak çdo ditë, sistemimi dhe vendosja në mënyrë të rregullt e sendeve, objekteve, pozicionimi sipas funksionit e shumë gjërave në shtëpi apo zyrë janë vetëm disa nga hapat.
Pse është e rëndësishme metoda 5S?
Metoda 5S është projektuar për të qenë efikase, për sa kohë keni angazhime çdo ditë.
Kjo metodë përmirëson vëmendjen ndaj detajeve, redukton stresin dhe mbingarkesën. Me hapa të thjeshtë, ju do të jeni në gjendje të trajtoni çdo hapësirë të zyrës dhe shtëpisë brenda një kohe të shkurtër dhe pa pasur nevojën e rikthimit në të njëjtën gjë. Një metodologji që mund të ndërtohet në jetën e përditshme, duke e kthyer atë një zakon pozitiv që mund të ndryshojë mënyrën sesi mendoni edhe për detyrat më të zakonshme.