Celebrity

Në fotot e kopertinës që po bën namin, Kim Kardashian veshi reçipetat e stilistes shqiptare

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2023

Në fotot e kopertinës që po bën namin, Kim Kardashian veshi

Me vetulla të holla dhe flokë të prerë shkurt, Kim Kardashian në kopertinën e CR Fashion Book i çuditi të gjithë! 

Vetulla super të holla të frymëzuara me siguri nga vitet ’90, flokët e shkurtra, si edhe modelet e ndryshe të veshjeve nga kanotiera e ndotur, tek pulovra e zezë apo e kuqe të kombinuara me një minifund tutu dominuan tërësisht stilin e Kardashian, e në mes tyre dalloi edhe një foto sensuale. Reçipeta të zeza, prej tyli dhe me një lule të qëndisur në to janë krijuar nga duart e stilistes shqiptare, Nensi Dojaka.

Në fotot e kopertinës që po bën namin, Kim Kardashian veshi

Stilistja nuk është një emër i panjohur në botën e modës, pasi ajo ka veshur shumë nga yjet botëror të showbizit, nga Bella Hadid, Dua Lipa, Hailey Bieber, Emily Ratajkowski etj.

Në fotot e kopertinës që po bën namin, Kim Kardashian veshi

Dizajnerja shqiptare ka ngjallur interes te adhuruesit e modës pasi fitoi dy nga vlerësimet më prestigjioze, Çmimi LVMH dhe Çmimi i Fondacionit të Këshillit Britanik të Modës për talentet në zhvillim.

Në fotot e kopertinës që po bën namin, Kim Kardashian veshi

Në fotot e kopertinës që po bën namin, Kim Kardashian veshi

Koleksionet e saj dallojnë për qëndisjet e veçanta, gurët, dantellat dhe detajet që “zhveshin” me stil çdo siluetë femërore!

Në fotot e kopertinës që po bën namin, Kim Kardashian veshi

Kush është Nensi Dojaka:

Dojaka është një yll në rritje. Në fillim të shtatorit 2021, ajo u shpall fituese e çmimit LVMH për Dizajnerët e Rinj. Nensi mundi rreth 1,900 aplikantë nga 110 vende për t'u larguar me një çmim të madh prej 300,000 eurosh, plus një vit trajnim nga ekspertët e gjigantit luksoz LVMH Moët Hennessy Louis Vuitton, që përfshin markat Louis Vuitton, Dior, Guerlain, Givenchy, Off-White, Stella Mçartney, Marc Jacobs, Fendi etj.