Kur pushimet janë zyrtarisht të mbyllura dhe gushtit po i vjen fundi është e pashmangshme të mos mendojmë për vjeshtën! Rutina rifillon shpejt dhe nisja e sezonit të ri nënkupton veshje të reja! Nuk ka rëndësi sa shumë rroba kemi, na duhen kombinime të reja për të pritur një tjetër vjeshtë në mënyrën më cool të mundshme.
1. Këmishë + pantallona serioze + pulovër
Ju duhen fare pak përpjekje për t’u dukur elegante, interesante dhe e veçantë rrugëve të qytetit. Një pulovër e hedhur krahëve do ta çonte kombinimin klasik në një tjetër nivel. Po ju imagjinojmë që tani teksa uleni në kafenë e preferuar këmbëkryq dhe ndërkohë që prisni porosinë nga çanta nxirrni Iqos-in tuaj nëse jeni përdorues. Sytë e të gjithëve janë tek ju sepse s’mund të ndodhë ndryshe!
2. Xhaketë lëkure + minifund+ çizme të gjata
Kjo foto është prova që jetëgjatësia e një minifundi shkon përtej verës! Fundin tuaj të preferuar mund ta stiloni me çizme të gjata me pak takë, një bluzë të hollë dhe një xhaketë lëkure hedhur sipër. Eshtë nga ato kombinime që kur i sheh në Instagram i bën “SAVE” pa u menduar dy herë!
3. Xhaketë lëkure + Fund lëkure + çizme cowboy
Xhinsi ka qenë kryefjala e 2023-shit dhe s’ka ndërmend të largohet edhe për disa kohë të tjera. Imagjinojeni veten të veshur me xhins nga koka tek këmbët, teksa prisni taksinë në mënyrën më cool të mundshme.
4. Fund treçereksh mëndafshi + xhaketë
Tani ndryshojmë pak skenar. Një tjetër fund që përdoret gjatë gjithë vitit është ky i mëndafshit. Mund të kombinohet lehtësisht paraditeve me kambale/atlete dhe një pulovër dhe mbrëmjeve me një xhaketë dhe taka. Me këtë kombinim nuk rrezikoni kurrë!
5. Pardesy + xhinse + sandale
Për aq kohë sa moti na lejon, sandalet e preferuara do të vazhdojmë t’i veshim edhe në vjeshtë. Imagjinojini pak me një pardesy dhe xhinse të bardha. Aspak e zakonshme, e aq më pak e mërzitshme.
6. Një set i trikotuar
Veshje e sigurtë vjeshte dhe shumë funksionale. Mund ta vishni bashkë ose veç e veç. Mos harroni ta kombinoni me Iqos nëse jeni përdorues sepse ngjyrat e pajisjes me ngrohje IQOS përshtaten fare mirë me stilin tuaj të përditshëm!
- Ky është një artikull promocional dhe ekskluziv për Anabel.al.