Të depilosh qimet pubike me dyll është një përvojë, le të themi, aspak e këndshme (ok, e tmerrshme). Je shtrirë lakuriq me pjesën intime të ekspozuar dhe qindra dilema ju kalojnë në kokë, sikur të mos mjaftonte dhimbja.
Me siguri e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë mund të kuptojë estetistja për jetën tuaj seksuale. A e kupton ajo sa shpesh bën seks? A është në gjendje të kuptojë se kur ishte hera e fundit që bëtë seks?
“E vetmja gjë që mund të kuptoj është fakti nëse ka kryer marrëdhënie seksuale pak para se të paraqitet në sallon,” tha për HuffPost estetistja Jamie Conner.
Por, ato nuk mund të nxjerrin përfundime se sa shpesh një kliente bën seks. “Nuk mund të dallosh asgjë nëse bëjnë ose jo seks,” tha estetistja Rachel Berg.
Megjithatë, mund të kuptojnë pak për natyrën tuaj në dhomën e gjumit në varësi të zgjedhjes që bëni për mënyrën si doni të depiloheni. Nëse dikush zgjedh t’i depilojë qimet pubike duke lënë forma të caktuara (zemër, iniciale etj) apo t’i ngjyrosë ato, për shembull, estetistet kuptojnë se këtij personi i pëlqen të eksperimentojë në shtrat.
Një estetiste tjetër, Purnima Relekar, pretendoi se mund ta kuptojë kur një grua është shtatzënë për shkak të mënyrës se si fryhet zona e depiluar. “Kam pyetur disa vajza: ‘A je shtatzënë?’” tha ajo. “Mund të dalloj patjetër një grua shtatzënë nga një grua jo shtatzënë.”