Celebrity

Thuhet se Joe kërkoi divorcin nga Sophie pasi dëgjoi diçka nga kamera e derës

Shkruar nga Anabel

28 Shtator 2023

Thuhet se Joe kërkoi divorcin nga Sophie pasi dëgjoi diçka nga
Getty Images

Ndarja e Joe Jonas dhe Sophie Turner vijon të jetë në qendër të vëmendjes. Një burim ka thënë se Joe ka dëgjuar Sophie duke folur keq për të nga kamera e instaluar në derë dhe më pas, vendosi që të kërkonte divorcin.
 
Burimi tha se Joe e pa dhe dëgjoi aktoren duke e përgojuar te një mik dhe kaq ishte, hapi i fundit që çoi në ndarjen e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S O P H I E T U R N E R (@sophiet)

Një tjetër person anonim tha se arsyeja e ndarjes është se Joe ishte shumë kontrollues ndaj Sophie. “Sophie thotë se Joe ishte shumë kontrollues. Ajo është shprehur edhe se Joe pëlqente të flirtonte më tepër se duhet kur dilnin në publik, por nga ana tjetër, nuk donte që ajo të kishte një raport të afërt me kolegët burra”.
 
Megjithatë, sipas zërave për Us Weekly, askush nuk e mendonte se gjërat do të merrnin një kthesë të tillë në raportin e tyre. “Miqtë shpresojnë që ata të jenë më të matur për hir të fëmijëve”, u shpreh burimi, duke shtuar se gjithsesi, askush nuk po heq dorë dhe se e gjitha kjo mund të vazhdojë për shumë kohë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S O P H I E T U R N E R (@sophiet)

Sigurisht, njerëz të ndryshme listojnë arsye të ndryshme për ndarjen e tyre. Dikush shprehet se Sophie nuk donte të ishte thjesht “e shoqja e artistit të Jonas Brothers”, të tjerë thonë se turneu i Joe ndikoi shumë në marrëdhënien e tyre. “Ajo nuk donte të ishte gjithnjë në turne dhe të bënin çdo gjë bashkë. Nuk është në karakterin e saj”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by S O P H I E T U R N E R (@sophiet)

 
*Uh, merr frymë thellë* - kaq për tani!

Artikuj të sugjeruar: