Dielli dhe temperaturat e larta të vjeshtës, duket sikur e kanë larguar disi vëmendjen nga veshjet e trasha në gardërobë për dimrin që nuk është shumë larg. Por, kur bëhet fjalë për të zgjedhur pallton, xhupin apo pardesynë e duhur për sezonin e dimrit, vajzat “dorëzohen” duke i kthyer sytë nga propozimet e pasarelave apo street style.
Një pallto e duhur është pasqyrë e stilit personal, por si ta zgjidhni të duhurën? Propozimet janë nga palltot e gjata dhe të lehta, tek të ngrohtat me lesh, pelush ose kashmir. Printet janë nga më të shumëllojshmet, nga ngjyrat e theksuara, tek nuancat e errëta apo ato njëngjyrëshet.
Versionet e gjata, xhupa të shkurtër dhe me shkëlqim, por edhe pardesytë me kuadrate dhe rrip në mes e shtojnë edhe më shumë morinë e zgjedhjeve për sezonin e ri të dimrit.
Një pallto, ka fuqinë që të ndryshojë tërësisht një veshje të zakonshme, ndaj para se të bëni investimin e radhës në gardërobën tuaj, kaloni nga propozimet IN për palltot chic dhe plot stil për të gjitha gocat!
Burimi: Instyle