Miqësia e Sophie Turner dhe Taylor Swift ka arritur një nivel të ri, pasi ylli i “Game of Thrones” thuhet se tani po jeton në shtëpinë e këngëtares në New York.
Burime të ndryshme thanë për Page Six dhe Entertainment Tonight se Taylor i dha Sophie-s apartamentin e saj për të qëndruar, ndërkohë që aktorja po përpiqet të zgjidhë marrëveshjen e divorcit dhe kujdestarisë së fëmijëve me ish-burrin, Joe Jonas.
Vajzat e vogla të ish-çiftit, Willa trevjeçare dhe Delphine 1 vjeç, thuhet gjithashtu se po qëndrojnë atje me të.
Ju kujtojmë se dikur, Taylor Swift ishte e lidhur me Joe Jonas, në vitin 2008. Ndarja e tyre nuk qe fort miqësore.
Lajmi për qëndrimin e Sophie-s te Taylor vjen pasi u zbulua se aktorja dhe Jonas ranë dakord t'i mbanin përkohësisht vajzat e tyre në New York - pavarësisht se Sophie Turner dëshironte të shkonte me to në Angli - ndërkohë që ata zgjidhin çështjen e kujdestarisë së fëmijëve.
Turner dhe Jonas konfirmuan ndarjen përmes një deklarate të përbashkët më 6 shtator.