Për të shfaqur më mirë veten dhe për t’u dukur më të besueshëm teksa ndërveproni në takimet me video, sigurohuni të keni bimë ose libra të vendosur në mënyrë strategjike pas jush.
Studiuesit nga Durham University në Mbretërinë e Bashkuar kryen një hulumtim për të parë se si mënyra si ndërveprojmë në internet ndikon te përshtypjet e para dhe gjykimet që formojmë.
Ekipi përdori 72 foto të 36 të rriturve. Gjashtë sfondet e përzgjedhura për studimin u kategorizuan si: shtëpi (dhomë ndenjeje), shtëpi e turbullt, raft librash, bimë, mur bosh dhe risi – në rastin e fundit, një fokë para një ajsbergu.
Fytyrat e paraqitura në sfondin e bimëve dhe rafteve të librave u vlerësuan vazhdimisht si më të besueshmet.
Një faktor tjetër i rëndësishëm, megjithatë, ishte sjellja e personit. Personat që buzëqeshnin dukeshin më të besueshëm dhe të përgatitur, pavarësisht sfondit.