Kylie Jenner i mahniti të gjithë në shfaqjen e Schiaparelli-t gjatë Javës së Modës në Paris me fustanin e saj që u frymëzua nga moda e vjetër në Hollywood.
Fustani është i ngjashëm me atë që veshi dikur ikona Marilyn Monroe kur këndoi “Happy Birthday, Mr President”, të cilin e veshi Kim Kardashian në Met Gala 2022.
Fustani ka një dekolte të theksuar dhe një vrimë çelësi në gjoks, ku kuptojmë edhe se është një krijim i Schiaparelli-t pasi ky është një kod i rëndësishëm për shtëpinë e modës.
Kylie kombinoi fustanin magjepsës me një palë këpucë të pazakonta. Sezonet e fundit, Schiaparelli ka krijuar këpucë që duken si kthetra duke ekspozuar gishtat e këmbëve.
Zgjedhja e Kylie-t është padyshim përkufizimi i teorisë së “këpucës së gabuar” – zgjedhja e këpucëve që bien plotësisht në kontrast me pjesën tjetër të veshjes dhe sa më të pazakonta, aq më mirë.
Përmes këtij trendi, ideja është t'i jepni veshjes pak më shumë personalitet, duke provuar kombinime që thyejnë ato tradicionale. Mesa duket, Kylie ia doli me sukses!