Celebrity Style

Në të njëjtën ditë, Kylie shfaqet me look-e totalisht të ndryshme

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2023

Në të njëjtën ditë, Kylie shfaqet me look-e totalisht
GETTY IMAGES

Kylie Jenner është shfaqur në shfaqjen e Schiaparelli mahnitëse, e veshur me një fustan alla Marilyn Monroe.

Në të njëjtën ditë, Kylie shfaqet me look-e totalisht
GETTY IMAGES

Fustani ishte rrëzëllitës dhe Kylie e kombinoi në mënyrë perfekte me vathë që binin në sy dhe taka transparente. Sa i përket makeup-it, Kylie zgjodhi të shkëlqente me një blush ngjyrë pjeshke dhe buzë në të kuqen e qershisë.

Në të njëjtën ditë, Kylie shfaqet me look-e totalisht
GETTY IMAGES

Njerëzit në TikTok janë surprizuar pozitivisht dhe nuk ndalen së e komentuari pamjen e saj, megjithëse vënë re ndryshimet në peshën dhe format trupore.

"A adhuroj trupin e ri", shkroi dikush, ndërsa një tjetër e cilësoi si "perëndeshë".

"O Zot, look-u më i mirë i saj", tha një tjetër person dhe të shumta ishin komentet që e krahasonin me veshjen e Kim si Merilyn Monroe. "Marilyn që na duhet", shkroi një komentues tjetër.

Në të njëjtën ditë, por më herët, Kylie u shfaq me baluke, syze futuristike dhe një fustan të gjatë, të kuq në shfaqjen e Ance Studios.

Në të njëjtën ditë, Kylie shfaqet me look-e totalisht
GETTY IMAGES
Në të njëjtën ditë, Kylie shfaqet me look-e totalisht
GETTY IMAGES
Në të njëjtën ditë, Kylie shfaqet me look-e totalisht
GETTY IMAGES

Në të gjitha daljet e saj nëpër evente të tilla, Kylie di si të rrëmbejë vëmendjen dhe të duket një yll. Herë ekstravagante, herë trasgresive, themeluesja e Kylie Cosmetics thjesht na surprizon gjithmonë.

Artikuj të sugjeruar: