Shëndeti

Djema, vëmendje: Ç’duhet të dini rreth periodave

Shkruar nga Anabel

29 Shtator 2023

Djema, vëmendje: Ç’duhet të dini rreth periodave

Periodat! Mund të keni dëgjuar shumë diskutime gjatë ditëve të fundit, por ka shumë gjëra që burrat ndoshta nuk i dinë ende rreth tyre. Duke qenë kështu s'na kuptojnë dhe si përfundim hera herës krijohen situata që mund të ishin shmangur...Ç'duhet të dinë burrat rreth menstruacioneve?

Simptomat paramenstruale janë të vërteta

Shumë të vërteta! Nuk është thjesht një legjendë urbane e hiperbolizuar nga filmat: përpara periodave ka dhimbje, këputje, fryrje gjoksi etj, etj.

Po, na hahet shumë çokollatë

Kjo do të thotë se me shumë gjasa, jam në fazë periodash.

Mund të bëni diçka për të na ndihmuar

Mjafton të pyesni me çfarë mund të na ndihmoni dhe të shkoni ta merrni! Ose të na bëni masazh. Çfarëdo të jetë, sado e vogël të jetë, do të thotë shumë për ne! Do t’ju jemi shumë mirënjohëse pasi të na kenë kaluar nervat.

Menstruacione do të thotë edhe kosto

Mendoni pak që një herë në muaj, të duhet të shpenzosh për tampone, peceta apo ilaçe kundër dhimbjes.

Fakti që ne qajmë gjatë periodave, nuk do të thotë se jemi "nervoze", "të paqëndrueshme", "të llastuara"

Do të thotë se hormonet tonë bërtasin për ndihmë; trupi ynë u nënshtrohet çdo muaji një ndryshimi drastik hormonal të cilin nëse nuk e provoni, s’keni si ta kuptoni!

Nuk është e thjeshtë të menaxhosh hemorragjinë

Duhet të ndërrosh pecetën çdo dy orë, të kontrollohesh vazhdimisht nëpër pasqyra mos ke ndonjë njollë, të kujdesesh që të mos zgjedhësh rroba ku njolla bëhet më e dukshme….dhe të duket tërë kohën sikur njerëzit pot ë shohin sepse mund të jesh "bërë pis".

Nuk mund ta kontrollosh nepsin

Të ngrënit shëndetshëm nuk është diçka e mundshme nëse je me perioda. Trupi ka nevojë për shumë, shumë ushqim për të rikuperuar energji. Në djall dieta!

Periodat na shkaktojnë këputje, dhe s’na bëhet asgjë tjetër përveçse të rrimë dhe të flemë.

Artikuj të sugjeruar: