Nëse jeni duke kërkuar për aromat që sjellin stinën e vjeshtës brenda në shtëpi, ky mision nuk është gjithmonë i lehtë. Teksa gjethet e thara kërcasin poshtë këpucëve në çdo ecje tuajën, si për të paralajmëruar stinën në të cilën jemi, shumë njerëz duan që ta ndejnë vjeshtën edhe në hapësirën që ndajnë me fëmijët, partnerin, të afërmit, etj.
Por, si të zgjedhim aromën ideale që përcjell vjeshtën në çdo detaj? Aromat pikante, deri tek ato më të ëmblat mund të jenë një zgjedhje vjeshtake për shtëpinë tuaj.
Qirinj
Përdorimi i qirinjve të aromatizuar në shtëpi do të thotë një shpërthim aromash. Sigurohuni që të zgjidhni qiriun me dyllin e duhur. Soja është opsioni më i mirë dhe më i pastër, por kini parasysh edhe madhësinë në varësi të hapësirës së dhomës ku do digjet qiriri. Esencat e drurit, limonit apo të luleve janë “mikpritëse” për stinën e vjeshtës.
Difuzorët me shkopinj
Këta aromatizues nuk janë asnjëherë të gabuar apo të tepërt, sidomos për shtëpinë. Nëse keni frikë nga qirinjtë e ndezur, aroma e fortë e difuzorëve me shkopinj është zgjidhje e mirë. Mos e harroni që shkopinjtë duhen ndërruar çdo dy javë, ndërsa sa i takon aromave të vjeshtës nga përzierja e esencës së frutave me erëzat pikante, aromat e lëkurës, drurit, vaniljes janë një ide e mirë për të sjellë vjeshtën në shtëpi.
Vajrat esencialë
Duke përdorur pika vaji esencial që hidhen në ujë, këto vajra prodhojnë avull me aromë që përhapet në ajrin e shtëpisë. Difuzorët e vajit esencial janë shumë më të sigurt për t'u përdorur në ambientet e shtëpisë. Vështirësia e vetme lidhet me zgjedhjen në gamën e aromave dominuese të vjeshtës, nga rumi, molla apo kanella që mund të jenë një opsion për ju.
Burimi: Real Homes