Është një dëshirë që ndoshta vjen natyrshëm për shumëkënd! Në vend të një libri të mirë apo dëgjimit të një podkasti, një shërbim i mirë që mund t’i bëni vetes është një ditë e kaluar në SPA, seanca joge apo trajtime trupi. Nuk ndodh çdo ditë që ju të përkëdhelni veten, por sipas asaj që lexohet në yje, çdo shenjë e horoskopit preferon trajtime të ndryshme për ditë speciale dhe jo vetëm...Ditëlindje, pushime ose thjesht për dëshirë personale, ja trajtimet që zgjedh çdo shenjë e horoskopit për veten dhe motivet pse.
Dashi
Personaliteti i shenjës së zjarrit dhe planeti sundues i Marsit ka shumë energji të mbledhur, ndaj aktiviteti më i mirë që Dashët mund të bëjnë për veten është një orë në palestër, biçikletë, pistë etj.
Demi
Qëllimi është që të lindurit e kësaj shenje të kënaqin çdo shqisë, nga trupi te fytyra. Një trajtim eksfolues për lëkurën, masazh në skalpin e kokës dhe çdo seancë tjetër drejt një relaksi të plotë është ajo që Demët duan gjithë kohës.
Binjakët
Binjakët, si një shenjë kurioze i rezervojnë vetes një seancë të plotë shëruese për trupin dhe mendjen. Masazh, banjë e ngrohtë dhe një kombinim i relaksit me stimulimin mendor janë gjithçka që dëshirojnë të lindurit e kësaj shenje.
Gaforrja
Si një shenjë uji, Gaforrja është gati ta “zhysë” veten në banja termale, vaska etj. Avull, muskuj të relaksuar në ujin e ngrohtë dhe një “dorëzim” në paqe për veten është trajtimi që duan Gaforret.
Luani
Si një Luan, asgjë nuk do t'ju bëjë më të lumtur sesa një ditë e plotë në shërbim të vetes. Flokët janë një pikë e dobët për Luanët, ndaj e nisni me prerjen, trajtimin me keratinë, lyerje dhe gjithçka tjetër për një ndryshim në pamje.
Virgjëresha
Askush nuk është më i përpiktë apo më i orientuar në detaje se Virgjëreshat. Si një shenjë tokësore e sunduar nga Mërkuri, një seancë pilates është një mënyrë për t’u relaksuar.
Peshorja
Jeta juaj sillet rreth ekuilibrit dhe harmonisë, ndaj për Peshoret një trajtim balanuces i çakrës është një super përvojë që përmirëson mirëqenien fizike dhe atë emocionale.
Akrepi
Akrepët rrezatojnë pasion, energji dhe shumë emocione. Një trajtim me gurë të nxehtë vullkanik është i përsosur për të prekur shqisat dhe për t’ju “shkrirë” në gjendje të plotë relaksi.
Shigjetari
Për Shigjetarët një arratisje në natyrë është gjithmonë një ide e mirë. Lidhja me natyrën, eksplorimi i vendeve të reja, vetëm ose me miqtë është trajtimi më i mirë që i bëni vetes.
Bricjapi
Për shkak se ju jeni të sunduar nga Saturni dhe jeni të lidhur me elementin e tokës për Bricjapët, energjia është gjithçka. Një seancë joge, për t’u përfshirë në pushim, frymëmarrje të thelle, por edhe një paketë masazhesh me baltë janë gjithnjë një zgjedhje për ju.
Ujori
Ju e kënaqni veten në një seancë joge në ajër. Shenja juaj e ajrit e sunduar nga Urani bën që ju të vlerësoni risinë dhe zbulimin e vetvetes. Lëvizjet e jogës janë mënyra e përsosur për një kontakt me veten.
Peshqit
Të lindurit e kësaj shenje duan ndjenja të forta shpirtërore, por edhe fizike. Një seancë masazhi me fokus tek këmbët çon në relaksim të thellë, çlirim emocional dhe një lidhje trup-mendje-shpirt.
Burimi: Bustle