Instagramming

Po aludohet se shfaqet në një video: Reagon Luana Vjollca

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2023

Po aludohet se shfaqet në një video: Reagon Luana Vjollca

Luana Vjollca hodhi poshtë disa aludime në rrjet, në të cilat thuhet se moderatorja shfaqet në një video erotike që po qarkullon përmes WhatsApp-it.

“Është e turpshme që hidhni baltë mbi jetën e një vajze që për gjithçka ka sot, ka vendosur të zgjedhë rrugë tjetër në ketë jetë për t’ia dalë. Rrugën e punës,” shkroi Luana në një foto ku zbulon kraharorin dhe tregon se nuk ka tatuazhe.

Po aludohet se shfaqet në një video: Reagon Luana Vjollca

Çfarë ndodhi?

Ervin Karamuço u shpreh në “Zonë e Lirë” se nga zbërthimi i telefonit të një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime me protagoniste dy vajza të njohura të showbiz-it shqiptar. “Janë dy personazhe të showbiz-it, por njëra njihet shumë. Poseduesi i këtij celulari është një person ende në kërkim nga drejtësia shqiptare,” pretendoi ai.

Po aludohet se shfaqet në një video: Reagon Luana Vjollca

Pse Luana?

Nga kërkimet tona, rezulton se këto video kanë pak kohë që qarkullojnë përmes WhatsApp-it. Njëra prej vajzave ka paaak ngjashmëri me Luana Vjollcën, por ka dukshëm shenja dalluese (tatuazhet) që dëshmojnë se nuk është Luana. Vajza në video është brune. Përpos kësaj, shtojmë se me zhvillimin e teknologjisë, video të tilla mund të realizohen lehtësisht me programet face swap (shkëmbim dixhital i fytyrave).

Karamuço në asnjë moment nuk ka pretenduar një emër të përveçëm. Megjithatë deklarata është kritikuar, siç mund ta lexoni në këto komente të shkëmbyera mes tij dhe gazetarit Elvi Fundo.

Po aludohet se shfaqet në një video: Reagon Luana Vjollca
Po aludohet se shfaqet në një video: Reagon Luana Vjollca

Gazetari Elton Qyno u shpreh në Facebook ndër të tjera se beson se “këto video janë më shumë të hedhura në rrjet nga një luftë e ndezur mes kolegësh për hapësirat televizive" se sa një fakt që i shërben hetimeve të dosjeve të krimeve. "E kam thënë dhe vazhdoj ta them se lufta mes kolegëve mediatikë në Shqipëri, është më e poshtra që po zhvillohet sot për sot," shtoi ai.

Artan Hoxha, gjithashtu, analizoi në Facebook se pse pretendimi i Karamuços nuk qëndron.