Celebrity

David Beckham tregon sekretin e martesës jetëgjatë dhe të lumtur me Victoria-n

Shkruar nga Anabel

1 Tetor 2023

David Beckham tregon sekretin e martesës jetëgjatë dhe të
David Beckham ka treguar sekretin e martesës së gjatë me Victoria Beckham. Ata u martuan në korrik të 1998, kanë 4 fëmijë: Brooklyn, 24 vjeç, Romeo, 21 vjeç, Cruz, 18 vjeç dhe Harper 12 vjeç. Ai u shpreh se sekreti është kompromisi i vazhdueshëm.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Në dokumentarin “Beckham”, i cili flet pikërisht për jetën e drejtuesit të skuadrës Inter Milan, sigurisht, ka edhe disa detaje të marrëdhënies së tij me dizajneren e modës, Victoria Beckham.

David Beckham tregon sekretin e martesës jetëgjatë dhe të
 
David, 48 vjeç, u shpreh se komproimisi për të arritur plotësimin e nevojave të njëri-tjetrit është sekreti i një martese të lumtur. “Ne punojmë bashkë. Është gjithnjë të japësh dhe të marrësh” shpjegoi ai dhe shtoi: “Martesa është një punë e vështirë. Ne jemi të zënë. I them gjithmonë Victoria-s se unë kam më shumë punë, ndërsa ajo më thotë se ajo ka më shumë punë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)


Më tej, vijoi: “Ne kemi 4 fëmijë, të cilët gjithmonë po shkojnë në drejtime të ndryshme, por ne e vendosim si prioritet kohën me gjithsecilin. Kështu kemi bërë gjithmonë dhe duket se kjo po funksionon”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Ish-futbollisti dhe drejtuesi i Inter Milan shtoi edhe se ai dhe Victoria e kanë diskutuar faktin se në një të ardhme të afërt do të bëhen gjyshër. David tha se ai ndihet më rehat se Victoria me këtë titull të ri.
 
“I thashë Victoria-s që e di, në një pikë do jesh gjyshe dhe ajo më tha: ‘As mos ma përmend’!”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by David Beckham (@davidbeckham)

Beckham tha edhe se ata janë shumë të dashur me fëmijët dhe se duan t’u tregojnë atyre se i duan, i mbrojnë, i ndjekin dhe i mbështesin, ndaj nuk e fshehin dashurinë dhe gjestet e ëmbla edhe në publik, referuar faktit që e puth në buzë të bijën.

Artikuj të sugjeruar: