Celebrity

Khëm-khëm, ç’donte makina e futbollistit amerikan në shtëpinë e Taylor?

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2023

Khëm-khëm, ç’donte makina e futbollistit amerikan në

Mesa duket, gjërat po bëhen më serioze mes Taylor Swift dhe Travis Kelce.

Khëm-khëm, ç’donte makina e futbollistit amerikan në
TheImageDirect.com

Futbollisti dhe këngëtarja janë prej kohësh në qendër të vëmendjes për raportin e tyre, ende të paqartë. Ata kanë dalë sërish bashkë të dielën dhe sipas burimeve ekskluzive pranë Page Six, Kelce është parë duke u larguar nga apartamenti i Tay rreth orës 11:00 të mëngjesit, disa orë para se të luante me skuadrën e tij në New York.

Khëm-khëm, ç’donte makina e futbollistit amerikan në
TheImageDirect.com
Khëm-khëm, ç’donte makina e futbollistit amerikan në
TheImageDirect.com

Një burim tha se Kelce ishte parë duke u larguar me makinë nga garazhi i yllit të pop-it.
Deri më tani, Tay dhe Travis ende s’e kanë konfirmuar lidhjen e tyre, megjithatë s’i kanë fshehur takimet publike.

Disa ditë më parë, këngatarja u pa pranë familjes së Travis në ndeshjen midis skuadrave të futbollit amerikan, Kansas City Chiefs vs Chicago Bears.

Taylor u shfaq duke brohoritur për Chiefs, e veshur me një xhaketë si ngjyrat e ekipit. Ajo qëndroi e ulur pranë Donna Kelce, mamasë së lojtarit, duke biseduar dhe duke qeshur gjatë gjithë lojës në stadium.

Artikuj të sugjeruar.