Horoskopi

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën tënde

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2023

Horoskopi javor: Zbulo ç’do të ndodhë me shenjën

Dashi
 
Ki durim, i dashur Dash! Kjo javë, duke nisur që nga e hëna do të të konfuzojë pak, por mos u nxito të marrësh veprime të pamenduara dhe të veprosh në mënyrë impulsive. Mërkuri do të hyjë te Peshorja të mërkurën dhe do të të ndihmojë që të qartësosh mendimet dhe ndesitë e tua.
 
Demi
 
Lidhjet janë një paradoks i madh dhe ti, besojmë, e di këtë. Mërkuri dhe Neptuni do të të ndihmojnë të kuptosh lidhjen që ke me persona të ndryshëm, teksa ndan rrugët me disa njerëz që nuk të lejojnë të jesh vetja jote autentike. Përqendrohu në vlerat dhe qëllimet e tua që të zhvillohesh edhe më shumë.
 
Binjakët
 
Si po shkon balanca mes punës dhe jetës private? Gjëja më e mirë që mund të bësh gjatë kësaj jave është që të menaxhosh kohën në mënyrën e duhur, si dhe të kuptosh raportin tënd me veten, të tjerët dhe me botën.
 
Gaforrja
 
Është një javë shumë e zënë për një detajiste si ti. Do të shohësh detajet e mëdha, të vogla, disa gjëra që të mundojnë, mundësi në disa projekte që nuk duket se premtojnë shumë, si dhe do të zgjidhësh një problematikë shumë, po shumë qartë. Mërkuri hyn te Peshorja dhe të këshillon të rregullosh raportet me familjen dhe të vendosësh disa kufij që ndoshta janë shkelur.
 
Luani
 
Ndryshimi është gjithnjë shumë i rëndësishëm. Hape zemrën dhe mendjen dhe përqafoje. Është mjaft e rëndësishme që të ndryshosh, të fuqizohesh dhe të arrish të bësh gjërat që ti do. Foli vetes me dhembshuri dhe mirësjellje.
 
Virgjëresha
 
Përkulu, por mos u thyej, e dashur Virgjëreshë. Do të duhet të qëndrosh më fleksibël dhe të përshtatesh me mjedisin dhe të tjerët, por pa bërë kompromis me vlerat e tua. Mërkuri te Peshorja të frymëzon të jesh edhe më e pavaruar ekonomikisht.

Peshorja

Gëzuar ditëlindjen, e dashur Peshore! Kjo javë do të jetë një periudhë tranzicioni për ty, pasi do të përvetësosh disa virtyte që më parë s’i ke marrë shumë në konsideratë. Shprehe veten, fuqizoje atë dhe kupto këndvështrimet e njerëzve që të rrethojnë.
 
Akrepi
 
Miqtë po të shohin dhe duan që ti të jesh në krye të grupit. Shërohu nga e shkuara, pusho, relaksohu dhe rikthehu në rolin tënd kryesor. Afërdita do të shkojë te Virgjëresha të dielën dhe ti do të kesh mundësi të vendosësh ca barriera të shëndetshme në raportin e dashurisë dhe të miqësisë.
 
Shigjetari
 
Emocionet janë informacione, por jo fakte. Duhet ta kuptosh se jo çdo gjë që mendon është një thirrje për veprim. Kërko, mblidh fakte, vepro. Të mërkurën do të kesh mundësi të rilidhesh me ca njerëz që të kanë munguar, për të folur më gjatë për gjithë ndryshimet që kanë ndodhur në jetën tënde.
 
Bricjapi
 
Cili është vizioni yt, Bricjap? Sa larg do të shkosh? Mërkuri te Peshorja të këshillon të ëndërrosh, por edhe të zbresësh me këmbë në tokë. Shiko të gjitha mundësitë në sferën profesionale dhe mos i thuaj “jo” një partneri që është i ndryshëm nga ti.
 
Ujori
 
Kërko më thellë se zakonisht. Ti nuk shquhesh si një njeri i cekët, ndaj mos e humb aftësinë tënde për të parë përtej perdes që shfaq realiteti. Mërkuri në Peshore të jep shansin që të zgjerosh mendjen dhe horizontin tënd në mënyra fantastike.

Peshqit
 
Ti e di se sa e rëndësishme është balanca, apo jo? Mërkuri dhe Neptuni do që të sfidosh veten dhe t’i lësh në të shkuarën ca ngjarje që ende të lëndojnë dhe të traumatizojnë. Mërkuri do të hyjë në Peshore, për të të frymëzuar që të punosh më shumë me intimitetin dhe marrëdhëniet e tua sentimentale.