
Kendall dhe Bad Bunny kanë publikuar për herë të parë foto bashkë në Instagram dhe për këtë duhet t’i jemi mirënjohës fushatës më të re të Gucci-t.
View this post on Instagram
Marka e famshme ka shkrepur momente të çiftit me valixhe dhe çanta të ndryshme. Në disa foto, ata pozojnë vetëm, ndërsa në disa të tjera, së bashku. Kendall është ulur në një prej valixhet e Gucci-t, ndërkohë që reperi i “Where She Goes” e tërheq. Të dy, i kanë publikuar fotot në Instagram, pa bërë asnjë koment më tepër.
View this post on Instagram
Fushata është publikuar rreth 6 muaj pasi Kendall dhe Bad Bunny ndezën thashethemet për një romancë mes tyre.
View this post on Instagram
Ata janë parë disa herë së bashku, në Met Gala, në koncertin e Drake dhe në një ndeshje basketbolli, si dhe në shumë raste, kanë darkuar së bashku me miqtë e tyre.
Modelja dhe reperi në after party-n e Met Gala-së

Bad Bunny dhe Kendall konfirmojnë lidhjen e tyre në koncertin e Drake
View this post on Instagram
Kendall, 27 vjeç dhe Bad Bunny, 29 vjeç, nuk kanë bërë asnjë koment mbi marrëdhënien e tyre, të paktën publikisht. Ata kanë treguar arsyet se pse nuk duan ta ndajnë me të tjerët raportin sentimental, duke zgjedhur ta shijojnë romancën larg syve të botës.
Artikuj të sugjeruar: