Flokët

Flokë të shëndetshëm në vjeshtë? Ja vitaminat dhe ushqimet që ju duhen

Shkruar nga Anabel

2 Tetor 2023

Flokë të shëndetshëm në vjeshtë? Ja vitaminat dhe

E dini që disa periudha të caktuara të vitit kërkojnë kujdes më të shtuar ndaj vetes? Le të fokusohemi këtë herë te flokët! Maskat e duhura me vaj ulliri, shampo dhe trajtime specifike që duhen për të ushqyer flokët sidomos pas verës, ku plazhi dhe dielli kanë bërë punën e vet dëmtuese janë vetëm njëra anë e medaljes.

Ekspertët thonë që duhet të ushqeheni mirë, në mënyrë që flokët të rigjenerohen dhe të fitojnë shkëlqimin dhe fortësinë e duhur. Hani sa më shumë fruta dhe ushqime me bazë bimore. Produktet me lëndë ushqyese si proteinat dhe Omega 3, mineralet si magnezi, zinku dhe hekuri dhe vitamina e grupeve A, B, C dhe E janë shumë të rëndësishme.

Flokë të shëndetshëm në vjeshtë? Ja vitaminat dhe

Në mënyrë që të gjitha këto lëndë ushqyese të përthithen nga trupi dhe të shpërndahen në fibrat e flokëve, duhet të hani fruta të thata si bajame, arra dhe kikirikë, burime të çmuara të vitaminës E me veti antioksiduese. Kjo vitaminë nxit përthithjen e oksigjenit në qelizat e trupit, duke stimuluar qarkullimin e gjakut në lëkurën e kokës.

Banania është një super ushqim i pasur me fibra, hekur, kalium, vitaminë C dhe B6: substanca që përmirësojnë strukturën e flokëve dhe i japin elasticitet. Ananasi, kivi, luleshtrydhet, lakra dhe brokoli ofrojnë antioksidantin e çmuar, thelbësor për formimin e kolagjenit.

Flokë të shëndetshëm në vjeshtë? Ja vitaminat dhe

Frutat dhe perimet portokalli

Ushqimi me ngjyrë portokalli kanë doza të bollshme beta-karoteni, e cila shndërrohet në vitaminë A nga trupi ynë ose në retinol: një element që ushqen flokët dhe parandalon dëmtimin e tyre. Prandaj, karotat, kungujt dhe mandarinat nuk duhet të harrohen në dietën e përditshme.

Flokë të shëndetshëm në vjeshtë? Ja vitaminat dhe

Perime jeshile dhe bishtajore

Ndër perimet e preferuara me gjethe jeshile është spinaqi, i cili është i pasur me hekur, magnez, Omega 3, vitamina të grupit B dhe acid folik: një përzierje lëndësh ushqyese që veprojnë në lëkurën e brishtë të kokës. Për të parandaluar rënien e flokëve tipike gjatë vjeshtës, duhet të gatuani qiqra, fasule dhe thjerrëza.