Instagramming

Florjan Binaj flet për rrezikun e inteligjencës artificiale: "Këmbanë alarmi"

Shkruar nga Anabel

3 Tetor 2023

Florjan Binaj flet për rrezikun e inteligjencës artificiale:
Një video erotike qarkulloi nëpër biseda Whatsapp-i, ku fillimisht u aludua se ishte Luana Vjollca (e cila reagoi në Instagram) dhe më pas, një vajzë tjetër, ka rindezur dyshimet se inteligjenca artificiale, është sa e dobishme, aq edhe e rrezikshme për njerëzit, nëse ajo përdoret me qëllime dashakaqe.

Për këtë, Florjan Binaj, i cili ka qenë edhe bashkëmoderator me Luanën në “Zemër Luana”. Në një reagim në Instastory, ai shprehet:

“Para pak ditësh doli një video intime ku hamendësohej se ishte një prej prezantueseve më të njohura dhe të ndjekura në TV shqiptare…1 ditë më pas, doli e njëjta video me një portret tjetër. Kjo është një këmbanë alarmi për të ardhmen e të gjitha vajzave, motrave, nënave, zonjave dhe zonjushave që u rrezikohet dinjiteti, nderi, familja, profesioni, jeta nga përdorimi i inteligjencës artificiale me dashakeqësinë për t’i bërë të ndihen keq, t’u kërkojnë para, apo thjesht për t’i përbuzur publikisht”.

Ai vijoi:

“Me kaq shumë perversa dhe manjakë që ka në qarkullim, programet e lira të inteligjencës artificiale që mund të shkarkohen në çdo celular, askush nuk është i mbrojtur, nëse shteti nuk përpilon një ligj që në çdo krijim, përdorimi i inteligjencës artificiale të bëhet i dallueshëm me një mbishkrim (watermark) që të dallojë nga videot e vërteta dhe të dënohet me ligj keqpërdorimi i kësaj teknologjie, shoqëria jonë do të pësojë godtitjen dhe plagën më të madhe në historinë e saj!".

Florjan Binaj flet për rrezikun e inteligjencës artificiale:

E gjitha kjo vjen pasi eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço dha një deklaratë në “Zonë e Lirë”, ku u shpreh se nga zbërthimi i një personi në kërkim, kanë dalë dy video intime të dy vajzave të njohura të shoëbiz-it shqiptar.

“Janë dy personazhe të showbiz-it, por njëra njihet shumë. Poseduesi i këtij celulari është një person ende në kërkim nga drejtësia shqiptare,” pretendoi ai.

Videoja qarkulloi dhe njerëzit aluduan se personazhi në video ishte Luana Vjollca. Ajo bëri një reagim për këto zëra, përmes një fotoje të publikuar në Instagram, ku shprehej se nuk ka tatuzhe, si vajza në video dhe se gjithçka e ka arritur me punë, ndaj është e turpshme të hidhej baltë ndaj saj.

Florjan Binaj flet për rrezikun e inteligjencës artificiale:

Edhe gazetari Elton Qyno u shpreh në Facebook ndër të tjera se beson se “këto video janë më shumë të hedhura në rrjet nga një luftë e ndezur mes kolegësh për hapësirat televizive" se sa një fakt që i shërben hetimeve të dosjeve të krimeve. "E kam thënë dhe vazhdoj ta them se lufta mes kolegëve mediatikë në Shqipëri, është më e poshtra që po zhvillohet sot për sot," shtoi ai.