Perfekte për t’u veshur poshtë palltove të trasha, me çizme të gjata apo këpucë dimërore, të gjitha vajzat mund të kapërcejnë me stil nga temperaturat e pranueshme tek ato më të ulëta e të ftohta të dimrit.
Streçet janë një super ide e thjeshtë dhe praktike! Dimri duket ende larg nëse i hedhim vetëm një sy veshjes që mbajmë në trup këtë fillim tetori, por streçet janë gjithmonë një gjetje e mirë nëse u referohemi ikonave të stilit që i përcjellin nga ngjarjet më të rëndësishme të modës.
Lehtësisht të kombinueshme, me palltot e fryra dhe të mëdha, xhaketat e lirshme, pulovrat e gjera dhe veshje të tjera që mund t’i nxirrni nga dollapët.
Nëse doni një stil më të sofistikuar, shtoni një aksesor luksoz, një çantë të bukur ose doreza lëkure. Por, nëse jeni më shumë pranë look-ut të rastësishëm dhe praktik keni plot opsione. Çizme në stilin ushtarak, atlete dhe çorape të bardha, këpucë të sheshta dhe gati për një pamje sportive dhe njëherësh moderne.
Përpara, se të blini streçet e radhës për sezonin e ri që është në prag, frymëzohuni nga këto 10+ modele që do të dominojnë stilin dhe look-un tuaj gjatë dimrit.
Burimi: Instyle