Çiftet që kanë dashuri të sinqertë dhe të fortë qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në ditë të mira dhe të këqija. Kjo ngjan me atë premtimin klasik që partnerët bëjnë në altar, ku betohen për dashuri të përjetshme, por nëse ju keni gjetur jo vetëm njeriun e zemrës, por partnerin/en me të cilën ndani vlerat, pasionet, interesat, martesa juaj (përvjetorët më vonë) është një festë dashurie.
E nëse ju e keni gjetur njeriun e zemrës, ia vlen të festoni, sidomos përvjetorin e martesës në datën specifike që shenjon edhe një tjetër vit të bukur që i ka dhënë kuptim ndjenjave dhe jetës suaj. Mund të jetë përvjetori i parë, por edhe 50-vjetori, përtej viteve detaji që ka rëndësi është tradita e dhurimit të një luleje specifike që i jep kuptim simbolik këtij momenti kaq special mes jush.
Lulet gjithnjë kanë qenë një mënyrë për të shprehur respektin dhe vlerësimin ndaj partnerit/es, por mos bëni gabim të dhuroni trëndafila çdo vit.
Ja lulet që duhet të dhuroni sipas përvjetorit që festoni, nga viti i parë deri në 60-tin. Nëse nuk mendoni për një dhuratë specifike si lulet në këtë rast, ju mund t’i blini dhe t’i mbani në shtëpi për fat të mirë, si kujtim etj.
Ne urojmë që ju të plakeni bashkë!
Viti i parë- Karafila
Viti i dytë- Lulja e kozmosit
Viti i tretë- Luledielli
Viti i katërt- Geranium
Viti i pestë- Luledele
Viti i gjashtë- Zambakë
Viti i shtatë- Fressia
Viti i tetë- Clematis
Viti i nëntë- Bird of Paradise
Viti i dhjetë- Daffodil
Viti 11-të- Tulipanë
Viti i 12-të – Peonia
Viti i 13-të – Krizantema
Viti i 14-të- Dahlia
Viti i 15-të –Trëndafila
Viti i 16-të – Statices
Viti i 17-të – Karafil i kuq
Viti i 18-të – Zgjedhje e lirë
Viti i 19-të – Krizantema në nuancë bronzi
Viti i 20-të deri në 24 – Aster
Viti i 25-të deri në 30 - Iris
Viti i 40-të deri në 49– Gladiola
Viti i 50-të deri në 59 – Trëndafil i verdhë
Viti i 60-të- Orkidea
Pas 60-të vjetorit, dhuroni çfarë të doni!
Burimi: Parade