Celebrity

Më në fund, Selena tregon pse hoqi Dua Lipën nga Instagram-i

Shkruar nga Anabel

4 Tetor 2023

Më në fund, Selena tregon pse hoqi Dua Lipën nga Instagram-i
Getty Images

Disa muaj më parë, Selena Gomez u bë sërish kryefjala e mediave, pasi u bëri unfollow disa personave të famshëm në Instagram, duke përfshirë Gigi, Bella Hadid, Zayn Malik dhe Dua Lipën. Për këtë të fundit, u shpreh se e hoqi padashje.

Më në fund, Selena tregon pse hoqi Dua Lipën nga Instagram-i
Getty Images

Në një intervistë me Fast Company, Sel sqaroi se pse i bëri unfollow Duas dhe tha: “Thejsht po pastroja Instagram-in (me fjalë të tjera, po hiqte ca njerëz nga lista e ndjekësve). Pastaj, dikush më mori në telefon dhe më pyeti: “Ç’ndodhi me Duan?”.

Gomez tha se e gjitha ishte një aksident, ndaj edhe i bëri sërish follow këngëtares shqiptare. Sa i përket Gigi-t, Bella-s dhe Zayn-it, nuk dha ndonjë përgjigje.
 
Duket se gocat u sqaruan asokohe, pasi Selena postoi në Instagram një foto nga koleksioni i Duas me Versace. “Një moment i vogël Versace/Dua” shkroi ajo në mbishkrim dhe Dua i komentoi: “Engjëëëëll”, shoqëruar me emoji me sytë me zemra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Selena Gomez (@selenagomez)

Sa i përket Gigi-t, Bella-s dhe Zayn-it, burime thanë se “Selena nuk ka asgjë personale me ta”, megjithëse pati thashetheme se ka dalë me ish-anëtarin e One Direction.

Artikuj të sugjeruar: