Ushqim & Pije

6 çajra të shëndetshëm që luftojnë inflamacionin

Shkruar nga Anabel

4 Tetor 2023

6 çajra të shëndetshëm që luftojnë inflamacionin

Çajrat kanë veti fantastike - mund t’ju ndihmojnë të luftoni të ftohtin në ditët e dimrit apo të ngroheni në ditët e zymta dhe me shi. Por, mund të kenë një super rol edhe në organizëm siç është edhe ai anti-inflamator.

"Inflamacioni është një mekanizëm mbrojtës që trupi përdor për t'u mbrojtur nga infeksionet," shpjegon nutricionistja Bonnie Taub-Dix. Por kur sistemi imunitar fillon të punojë me shpejtësi edhe kur nuk ka asgjë për të luftuar, kjo mund të shkaktojë inflamacion kronik, i cili mund të çojë në sëmundje të caktuara si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe artriti reumatoid etj.

Një nga mënyrat për të luftuar inflamacionin është t'i kushtoni vëmendje ushqimeve, duke shmangur ushqimet që shkaktojnë inflamacion, të tilla si ushqimet e skuqura, mishi i kuq, pijet me gaz, sheqeri, yndyrat etj.

Pirja e çajit mund të ndihmojë në këtë situatë, pasi gjethet e çajit janë të pasura me përbërës natyralë të njohur si polifenole, të cilat mbrojnë trupin nga inflamacioni. Një studim i botuar në Annals of Internal Medicine zbuloi se pirja e dy filxhanëve çaj në ditë lidhet me një shkallë më të ulët të vdekshmërisë tek njerëzit krahasuar me ata që nuk konsumojnë fare.

Çaji ka shumë përfitime, por nuk është një mrekullibërës. Nëse dieta juaj është e mbushur me ushqime me sheqer, yndyrë ose shumë të kripura dhe ju nuk bëni stërvitje apo nuk flini mjaftueshëm gjumë, atëherë një filxhan çaj nuk është përgjigjja ideale për ju.

Ja ç’duhet të konsumoni:

-Çajin jeshil

6 çajra të shëndetshëm që luftojnë inflamacionin

-Çajin e shafranit të Indisë

6 çajra të shëndetshëm që luftojnë inflamacionin

-Çajin e zi

6 çajra të shëndetshëm që luftojnë inflamacionin

-Çajin e xhenxhefilit

6 çajra të shëndetshëm që luftojnë inflamacionin

-Çajin Oolong

6 çajra të shëndetshëm që luftojnë inflamacionin

-Çajin e kamomilit

6 çajra të shëndetshëm që luftojnë inflamacionin

Burimi: Good Housekeeping