Celebrity

Victoria ishte e inatosur me David Beckham për reklamën seksi me J.Lo dhe Beyoncé

Shkruar nga Anabel

5 Tetor 2023

Victoria ishte e inatosur me David Beckham për reklamën seksi me J.Lo

Victoria Beckham u zhgënjye disi nga bashkëshorti, David Beckham, kur për pak nuk ishte i pranishëm në lindjen e djalit të tyre sepse do të xhironte një reklamë për Pepsi-n me Jennifer Lopez dhe Beyoncé-n.

Në dokumentarin e ri në Netflix, “Beckham”, ish-anëtarja e Spice Girls (që njihej dikur si Posh Spice) tha se ishte shtatzënë me djalin e tyre Cruz, tani 18 vjeç, kur mjekët i thanë se duhej të kryente lindje cezariane.

Victoria ishte e inatosur me David Beckham për reklamën seksi me J.Lo

Atëherë Davidi e njoftoi gruan se ai kishte një angazhim paraprak. "Çfarë do të thotë se do të xhirosh?" e pyeti Victoria yllin e futbollit.

“Seriozisht, jam gati të shpërthej! Unë jam në regjim shtrati! Po tallesh me mua? Ti do bësh një set fotografik të mallkuar me Jennifer Lopez, e cila është e mrekullueshme, por s’po lind një fëmijë?” i tha ajo e nervozuar.

Victoria ishte e inatosur me David Beckham për reklamën seksi me J.Lo

Edhe pse David ishte në gjendje të ndryshonte datën e xhirimit, Victoria – e cila solli në jetë Cruz-in në një spital të Madridit në shkurt 2005 – ishte ende i zemëruar kur pa foto nga seti fotografik.

Victoria ishte e inatosur me David Beckham për reklamën seksi me J.Lo

“Mbaj mend që isha shtrirë në shtrat, aspak në gjendjen time më të mrekullueshme, le të themi. Dhe mbaj mend që dikush më tregoi faqen e parë të gazetës, ku ishte një foto e mrekullueshme e David mes Jennifer Lopez dhe Beyoncé dhe titulli ishte: ‘Çfarë do të thotë Posh?’”

“Më lejoni t’ju them se çfarë do të thoshte Posh,” i tha Victoria kamerës. “Posh ishte e inatosur.”

Dhe Posh kishte të drejtë të ishte e inatosur!