Kim Kardashian vijon ende të ruajë raporte miqësore me Tristan Thompson, megjithëse ai e ka tradhtuar disa herë motrën e saj, Khloé. Në episodin e radhës të “The Kardashians”, themeluesja e SKIMS, tregon se Tristan e ndihmoi të kalonte traumën nga ndarja me ish-bashkëshortin, Kanye West.

Në rrëfimin e saj, Kim tha se ajo dhe Khloé do të donin të kishin një përshtypje pozitive për basketbollistin. “Është çmenduri, sepse është shok dhe baba shumë i mirë, por thjesht s’mund të mblidhet dhe të jetë një i dashur besnik”, tha ajo duke qeshur.
Më tej, vijoi:
“Sigurisht, veprimet e tij ishin shumë të tepruara, por ne kemi folur për to. Jemi zënë për to, por ai ka treguar edhe se është një njeri dhe mik shumë i mirë”.
Kim theksoi edhe se gjatë ndarjes problematike me Kanye-n, Thompson e mbrojti publikisht dhe e ndihmoi të kujdesej për fëmijët. “Ai nisi të vinte nëpër lojërat e fëmijëve. Merrte Saint (djalin e Kim dhe Kanye), e nxirrte për darkë dhe më mbronte gjithnjë, sidomos për gjërat që lidheshin me ish-in tim. Unë s’do e harroj kurrë dhe nuk do e hedh kurrë poshtë dikë dhe të veproj sikur nuk mendoj se ai s’mund të rritet dhe të zhvillohet”.

Në një tjetër episod, Khloé zbuloi se pas vdekjes së nënës, Thompson dhe i vëllai i tij, Amari, po jetonin në shtëpinë e saj. Ajo sqaroi se nuk janë rikthyer bashkë në mënyrë romantike, por sërish janë të përkushtuar për të bashkëprindëruar për 2 fëmijët e tyre, True dhe Tatum.
Artikuj të sugjeruar: