Art & Libra

Jepet çmimi Nobel për Letërsi

Shkruar nga Anabel

5 Tetor 2023

Jepet çmimi Nobel për Letërsi
Çmimi Nobel për Letërsi i është dhënë shkrimtarit norvegjez, Jon Fosse, 64 vjeç, për “dramat dhe prozën innovative që i japin zë të pathënës”. Ai ka shkruar një sërë novelash, ku më të njohurat janë “Aliss at the Fire” dhe “Melancholy and A Shining”.

Jepet çmimi Nobel për Letërsi
Jon Fosse. Photograph: Jessica Gow/TT NEWS AGENCY/AFP/Getty Images

Sipas Andres Olsson, kryetari i jurisë së çmimeve Nobel për Letërsi, “vepra e madhe e Fosse, përfshin një shumëllojshmëri zhanresh, përfshirë rreth 40 shfaqje dhe një pasuri të tërë romanesh, koleksione poezish, esesh, librash për fëmijë, si dhe përkthime”.

I lindur në 1959-ën, në Haugesund, në Norvegji, Fosse u rrit në Strandebarm. Në moshën 7-vjeçare, ai i shpëtoi një aksidenti të tmerrshëm dhe i referohet ngjarjes si “eksperienca më e mrëndësishme e fëmijërisë” dhe sipas tij, kjo e krijoi si artist. Në adoleshencë, donte të bëhej kitarist i një grupi rock, por më pas, ndoqi pasionin për letërsinë.
 
Fosse debutoi me novelën “Raudt, Svart” (E kuqe, e zezë”), të publikuar në vitin 1983.

Artikuj të sugjeruar: